Shkeljet ligjore dhe pengesat zgjedhore do të ndëshkohen, premtoi ministri Çulev

Naqe Çulev, ministri i policisë në Maqedoninë e Veriut sot derisa ishte në vizitë në Sektorin për punë të brendshme në Veles, paralajmëroi se asnjë shkelje ligjore dhe pengesë zgjedhore nuk do të tolerohet pa u ndëshkuar, transmeton Portalb.mk.

“Zgjedhjet parlamentare kanë rëndësi të madhe për shtetin tonë edhe në këtë drejtim nevojitet që ato të jenë fer, të lira dhe demokratike. Pres, por edhe insistoj nga çdo i punësuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të ndërmerren të gjitha masat ligjore me të cilat do të garantohet ligjshmëri, siguri dhe shprehje të lirë të vullnetit të qytetarëve”, deklaroi Çulev.

Ai premtoi dënime për shkeljet ligjore.

“Asnjë shkelje e ligjit apo pengesë zgjedhore nuk duhet dhe nuk do të mbetet pa dënuar. U bëj thirrje të gjithë kolegët e mi, të punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, si dhe deri më tani, të jenë në lartësinë e detyrës së tyre dhe në veprimet e tyre të tregojnë jashtëzakonisht nivel të lartë profesional, disiplinë dhe përgjegjësisë”, deklaroi Çulev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button