Sindikata kërkoi nga partitë politike të prezantojnë ofertën para tyre

Sindikata për arsim, shkencë dhe kulturë (SASHK) sot kërkoi nga partitë politike që garojnë në zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut, të prezantojnë programin parazgjedhor para anëtarëve të tyre, transmeton Portalb.mk.

“SASHK-u, në kuadër të Konfederatës së sindikatave të lira, fton gjithë partitë politike dhe koalicionet, që pretendojnë të marrin qeverinë, të vijnë dhe të prezantojnë programin e tyre para udhëheqjes së organizatës”, raportojnë nga SASHK-u.

Sindikata theksoi se takimet e tilla janë të nevojshme, ku do të shpalosen premtimet parazgjedhore dhe problemet në arsim.

Ndryshe, deri më tani parti të ndryshme kanë premtuar rritje të pagës deri 600 euro apo 36 mijë denarë për arsimin fillor dhe të mesëm, 40% rritje të rrogës në sektorin shëndetësor, rritje të rrogës për 25 përqind për katër vitet e ardhshme, dhe premtime të tilla të ngjashme, duke mos përjashtuar edhe premtimin për mësimin e gjuhës shqipe prej klasës së pestë për gjithë nxënësit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button