(FOTO) Haradinaj viziton varrin e Xhaferit, protesta nga ‘Dinjiteti’

Ish kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, Ramush Haradinaj, sot në Tetovë u nderua me titullin “Qytetar Nderi”.

Ai i shoqëruar nga lideri i PDSH-së Menduh Thaçi ka vizituar varrin e ish kryetarit të nderit të PDSH-së Arben Xhaferi.


Nga ana tjetër, njeriu i parë i ish forcave të sigurisë maqedonase Stojançe Angelov me disa antarë nga partia e tij “Dinjiteti”, duke protestuar ka kërkuar sot nga Qeveria që të ndërmerr të gjitha masat ligjore për të mos lejuar shpalljen e Ramush Haradinaj si qytetar nderi të Tetovës.

Ai tha se Haradinaj ka luftuar kundër maqedonasve në vitin 2001 ndërsa vendimi i komunës është anti-ligjor sepse nuk ka respektuar parimin e Badenterit.

“E pyesim VMRO-DPMNE-në se pse çdoherë kur hasim në kësi raste të pa këndshme me ekstremistët shqiptarë, ne hasim në vesh të shurdhër”.

Vendimi i komunës ka revoltuar edhe këshilltarët maqedonas në të, ata kanë bojkotuar seancën votuese me pretekst se vendimi ka qenë i përshpejtuar dhe bëhet për poenë politikë.

Ka reaguar edhe drejtori i Inspektoriatit shtetëror për pushtetin lokal, Vanço Shehtanski duke thënë se do të anulojë këtë vendim. Mirëpo, atij i është kundërpërgigjur ministri i pushtetit lokal, Nevzat Bejta duke thënë se vendimi është në rregull dhe se Komuna ka të drejtë të merr vendime të tilla legjitime. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button