Carovska: Kopshtet fëminore dhe qendrat ditore do të jenë të hapura kur Komisioni për sëmundje infektive do të lejojë

Zëvendës kryetarja  për çështje ekonomike në Qeveri, Milla Carovska sot njoftoi që kopshtet fëminore dhe qendrat ditore do të hapen kur këtë do ta lejojë Komisioni për sëmundje infektive, njofton Portalb.mk.

Si përgjigje të pyetjeve nga gazetarët pas vizitës në kompanitë në Komunën Kisella Voda, Carovska përmendi që gjëja më e rëndësishme është shëndeti i qytetarëve, i fëmijëve dhe i të rriturve si dhe i personave të moshuar.

“Në emër të mbrojtjes shëndetësore të të gjithë qytetarëve tonë, fëmijëve, të rriturve dhe të moshuarve të cilët janë kategoria më e rrezikuar, presim mendim nga Komisioni. Në momentin kur Komisioni, të cilin e respektoj shumë, do të japë leje, atëherë do të hapen edhe qendrat ditore edhe kopshtet”, theksoi Carovska.

Ajo përkujtoi që të gjithë të punësuarit që kanë fëmijë deri në moshën dhjetë vjeçare janë të çliruar nga puna dhe ajo masë është ende në fuqi.

“U bëjmë thirrje për përgjegjësi edhe kompanive, ta respektojnë këtë rekomandim për shkak se është në interes të mbrojtjes shëndetësore të të gjithë qytetarëve si dhe të punonjësve në kompanitë të cilët duhet të ngelin produktiv dhe të kthehen në vendet e punës”, ka theksuar zëvendës kryetarja e Qeverisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button