RMV, në funksion janë testet për diagnostikim të shpejtë për kovid-19 për lehonat dhe pacientët para intervenimit

Ministria për Shëndetësi informon që testet për diagnostikim të shpejtë për prezencë të koronavirusit janë shpërndarë dhe fillojnë të përdoren në laboratorin e Institutit për shëndet publik, në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje afebrile dhe në Klinikën universitare dhe obstetrikë në Shkup, njofton Portalb.mk.

“Këto teste megjithëse janë PCR metodë, nuk janë të njëjtat që përdoren në laboratorët për testim rutinor të kovidit. Janë të dedikuara për detektim të shpejtë të virusit te pacientët të cilët janë të lëndueshëm ndaj kovidit, ndërsa për të cilët nevojitet ndonjë intervenim. Testet për diagnostikim të shpejtë mundësojnë menjëherë pas tirazhit dhe pranimit të rezultatit për vetëm 40 minuta të fillojë intervenimi përkatës te pacienti. Testet e shpejta tanimë përdoren në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile në Shkup, me çka konsiderueshëm lehtësohet puna e stafit mjekësor,” thuhet në komunikatë.

Nga Ministria për Shëndetësi shtojnë që me PCR test të shpejtë në Klinikën për gjinekologji dhe obstetrikë do të testohen lehonat dhe në këtë mënyrë, menjëherë do të dihet nëse lehona duhet të transferohet në repartin për izolim. Klinika për gjinekologji dhe obstetrikë tanimë e posedon edhe pajisjen e nevojshme për përpunim të materialeve, që për për detektim të HPV virusit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button