Hakerët sulmojnë Twitter

Rrjeti social, Twitter njoftoi se ishte sulmuar nga hakerët dhe më shumë se 250 mijë përdorues të saj mendohet të jenë prekur nga sulmi i cili ka shenjëstruar të dhënat e përdoruesve.

Përmes një postimi në ditarin e saj elektronik zyrtar, Twitter ka thënë se ka parë disa mënyra jo të zakonshme në faqe, për të kuptuar se llogaritë, fjalëkalimet, adresat elektronike dhe fjalëkalimet e koduara të më shumë se 250 mijë përdoruesve të saj kanë rënë në duart e hakerëve, të cilët sipas faqes, thuhet se kanë bërë një “sulm të sofistikuar”.

“Ne zbuluam një sulm gjatë kohës që po kryhej dhe qemë në gjendje që ta ndalonim procesin pak momente më vonë. Sidoqoftë, hetimi ynë deri tani ka treguar që sulmuesit mund të kenë pasur qasje në informacionin e kufizuar të përdoruesit – emra përdoruesish, adresa email-i, tokene te sessioneve dhe versione të enkriptuara të fjalëkalimeve – për përafërsisht 250,000 përdorues,” tha në një publikim ne blog, drejtori për Sigurinë e Informacionit në Twitter, Bob Lord.

“Ky sulm nuk ishte punë e amatorëve dhe ne nuk besojmë që ishte një incident i izoluar,” shtoi Bob Lord

Jim Prosser, zëdhënësi i Twitter, nuk ka sqaruar se si hakerët ishin në gjendje të depërtojnë në sistemet e të dhënave të Twitter, por siç aludon rrjeti social, hakerët e kanë thyer faqen nëpërmjet një dobësie në softuerët Java të Oracle.

Lajme të ngjashme

Back to top button