Dimitrov: Mbledhja e parë ndërqeveritare do të mbahet gjatë kryesimit të Gjermanisë

Është me rëndësi që KE mori pozicion parimor sa i përket çështjes së gjuhës. Nga analizat e MPJ-së gjuha maqedonase në dokument të KE-së për herë të fundit është përmendur në vitin 2005, tha shefi i Diplomacisë, Nikolla Dimitrov.

“Rreth kornizës është e rëndësishme që KE-ja mori pozicion parimor. Nga analiza të cilat i bëmë në MPJ, gjuha maqedonase në dokument të KE-së për herë të fundit është përmendur në vitin 2005 në bazë të aplikimit tonë dhe përgjigjes së pyetësorit. Kemi 15 vite të plota dhe për këtë është e rëndësishme që KE-ja në bazë të përfundimit të procesit në KB dhe finalizimit të letërnjoftimit të vendit doli pak pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Prespës me udhëzim ndërinstitucional në kuptim të emrit dhe terminologjive ku gjuha maqedonase është gjuhë maqedonase dhe është shumë e rëndësishme që në dialog tani mes vendeve anëtare pozicioni fillestar është parimor. Ne do të insistojmë që me Bullgarinë fqinje t’i udhëheqim gjërat ashtu që të jemi të suksesshëm edhe në kuptim të integrimeve evropiane, dhe në kuptim të çështjes që nuk mund të hapet në Evropë në vitin 2020. Gjuha maqedonase është puna jonë, ajo është reflektim i të drejtës sonë të vetëvendosjes dhe nuk mund të flasim për integrime evropiane nëse kjo është sfidë, ashtu siç nuk mund të flasim edhe për miqësi të vërtetë e cila përfaqëson respekt të ndërsjellë”, tha Dimitrovi në pyetjen e gazetarëve pas prezantimit të projektit Prespa forum, transmeton MIA. 

Faza e dytë e procesit të negociatave pas prezantimit të kornizës propozim negociuese nga ana e BE-së, theksoi ai, vazhdon me debat mes vendeve anëtare që do të fillojë javën e ardhshme, ndërsa në këtë kontekst është me rëndësi përfshirja e metodologjisë së re. Pritjet janë, siç tha Dimitrovi, edhe sipas asaj që ka thënë homologu i tij gjerman Hajko Mas me mbështetje të madhe të kryesimit gjerman, mbledhja e parë ndërqeveritare të mbahet gjatë kryesimit të Gjermanisë, ndërsa në këtë kontekst edhe të Procesit të Berlinit dhe Samitit i cili me bashkëkryesim të përbashkët me Sofjen duhet të mbahet në tetor ose nëntor.

Sa i përket kodit MKD dhe MK dhe paralajmërimeve për problematikë gjatë zbatimit të tyre nga ana e Greqisë, Dimitrovi tha se kjo është çështje e cila është pjesë e balancit të Marrëveshjes së Prespës.

Shefi i Diplomacisë tha se Marrëveshja e Prespës në masë të madhe veçanërisht për gjërat e mëdha zbatohet. Marrëveshja e Prespës sipas tij, mbyll të gjitha çështjet përveç se për markat tregtare, të cilat duhet të dakordohen me një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët.

“Puna e komisioneve të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë përfshirë edhe sa i përket vendkalimit Markova Noga është shtyrë për shkak të pandemisë, por pritet që të përshpejtohen punët sapo të normalizohen kushtet për punë. Sipas analizave të komisionit tonë, e gjithë puna për vendosjen në funksion të këtij vendkalimi mund të përfundojë për një vit e gjysmë ose dy. Vendkalimi “Markova Noga si dhe Qendra Forumi i Prespës do të nënkuptojë ringjallje të madhe të këtij rajoni”, tha Dimitrovi. 

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, Komisioni Evropian konfirmoi të mërkurën dorëzimin pranë Këshillit të BE-së të projekt-kuadrit negociues për Shqipërinë dhe atij për Maqedoninë e Veriut, që përmbajnë parimet udhëheqëse për negociatat e anëtarësimit me dy vendet, transmeton Portalb.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button