KE-ja e miratoi ilaçin remdesivir në BE

Komisioni Evropian kumtoi sot se e ka miratuar përdorimin e ilaçit remdesivir, në trajtimin e rasteve të rënda me Kovid-19 në BE, njoftoi DPA.

Remdesivir është ilaçi i parë që ka një leje të tillë për përdorim në BE.

Remdesivir, i prodhuar nga kompania bioteknike amerikane “Gilead”, fillimisht u zhvillua për trajtim të të sëmurëve nga ebola, por ka pasur efekt të vogël.

Studimi ndërkombëtar në fund të prillit, me mbi 1.000 pjesëmarrës, tregoi se remestivir mund ta zvogëlojë kohën e nevojshme për shërim të pacientëve me Kovid-19, mesatarisht prej 15 në 11 ditë, njoftoi DPA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button