Dimitrov: Ende nuk ka rekomandim për kufijtë me Kosovën dhe Serbinë, po ndiqet situata

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov deklaroi sot se ende nuk ka ndonjë rekomandim përfundimtar nga Komisioni për Sëmundje Infektive në lidhje me mbylljen e kufirit me Kosovën dhe Serbinë.

“Ekzistojnë disa situata komplekse të ndërlikuara sa i përket transitit, të testeve PCR, disa informacione mungojnë. Do të jetë e rëndësishme të vazhdohet me këtë konsultim sepse të gjitha vendimet që ne ose kushdo qoftë në rajon dhe BE i merr në lidhje me kufijtë, para se gjithash janë kryesisht të prirura nga aspekti shëndetësor. Nuk ka politikë, nuk ka miqësi, llogaritja kryesore është pasqyra epidemiologjike”, tha Dimitrov në përgjigjen e pyetjes së një gazetari pas prezantimit të idesë për “Forumi i Prespës për dialog”, transmeton MIA.

Nëse sot nuk ka ndonjë rekomandim të qartë, shtoi ai, bisedimet duhet të vazhdojnë për të marrë një vendim. Sipas tij, përcillet si është gjendja në të gjitha vendet fqinje.

Sa i përket ndalimit të shtetasve maqedonas që të udhëtojnë në vendet e BE-së deri në përmbushjen e mesatares prej 20 rasteve të reja për 100 mijë banorë në 14 ditët e fundit, që do të nënkuptojë se duhet për këtë periudhë të ketë më pak se 400 të infektuar të rinj me KOVID-19, Dimitrov theksoi se nëse të gjithë i përmbahemi masave, së shpejti do të arrijmë në përmbushjen e këtij kushti, i cili, siç theksoi ai, është një nga tre, sipas të cilave, BE-ja e formon listën e bardhë të udhëtimeve.

Ministria e Shëndetësisë informoi të enjten se, Komisioni i Sëmundjeve Infektive, duke pasur parasysh zhvillimin e situatës me koronavirusin në fqinjësi, sot do të diskutojë për vendosjen e sërishme eventuale të regjimit të kufirit me Serbinë dhe Kosovën apo mbylljen e vendkalimeve kufitare.

Kujtojmë se, Maqedonia e Veriut më 26 qershor hapi kufijtë pa kushte, përkatësisht pa test PCR për koronavirus, dhe as vetoizolim 14 ditor, siç ishte paraprakisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button