100 ditë stërvitje në pishinë prej dy metra: Si i është përshtat Eva nga Shkupi kushteve të reja (VIDEO)

Situata e krijuar për shkak të pandemisë Covid – 19 më së paku i ka kursyer sportet individuale. Kjo periudhë është sfidë e madhe për notuesit, të cilët për shkak të mbylljes së pishinave kanë qenë të detyruar që të ndërpresin ushtrimet e tyre apo të gjejnë mënyrë që në kushte shtëpiake të mbesin në formë, transmeton Portalb.mk.

Edhe Eva Baramçeva, notuese nga Shkupi, ishte e detyruar që të ndërpres ushtrimet, e cila në fillim të vitit iu rikthye notit pas tre viteve, por përpjekje e saj që të kthehet në formë kanë zgjatur vetëm tre muaj.

1. Mbyllja e pishinave

Që nga momenti kur janë mbyllur pishinat në mars, Eva ka ndërprerë shkurt kohë stërvitjet, përderisa me trajnerin e saj, Aleksandar Malenko ka tentuar të gjejë mënyrë që të mbetet në formë.

2. Stërvitje të thjeshta

Pas 11 ditëve pauzë, kanë gjetur zgjiedhje. Eva përsëri i është rikthyer notimit, por kësaj radhe në shtëpi, në pishinë prej dy metrash në oborrin e saj. Fillimisht stërvitje e thjeshtë, më pas me ndihmë të litarit elastik, për shkak të hapësirës së kufizuar, noton në vend.

3. Edhe në erë, edhe në shi dhe borë

Rreth 100 ditë Eva ka ushtruar në çdo lloj kushtesh atmosferike, në erë, shi, dhe në kohë të borës së vonshme në prill.

4. Është vështirë që njeriu të mësohet

Në bisedë për Meta.mk, Eva thotë se në fillim ka qenë shumë e vështirë që të mësohet me normalitetin e ri, por njëkohësisht është e lumtur për zgjidhjen që kanë gjetur.

5. Më pas gjithçka ishte në rregull

“Në fillim më dukej e çuditshme dhe mjaft e vështirë që të mësohem në hapësirën e vogël. Notoja edhe në borë edhe në shi, por njëkohësisht isha e lumtur që gjetëm zgjidhje me trajnerin edhe pse na u desh më shumë se 10 ditë që ta mendojmë këtë. Më pas gjithçka ishte në rregull”, tha Eva.

6.Shpëtim në pishinën e vogël

Ajo shtoi se ka pauzuar tri vite nga notimi. “Kam filluar të notoj së bashku me trajnerin në fillim të janarit dhe mendoj se nëse nuk do ta gjenim këtë zgjidhje nuk do të mundja të vazhdoj të punoj dhe të kthehem në formë”, tha Eva.

7. Përpjekja ia ka vlejtë

Trajneri i saj ka qenë këmbëngulës që të vazhdojë stërvitjet edhe përkrah vështirësive me të cilat janë përballë gjatë gjithë kësaj periudhe

8. Në udhëkryq

“Nga momenti kur ka ndodhur pandemia tekstualisht jemi gjendur në udhëkryq, sepse nuk guxon të ndërpriten stërvitjet”, tha Aleksandar Malenko.

9. Shumë e vështirë por, përpjekja ia vlen

Ai shtoi se notimi në një pishinë të këtillë të vogël me ndihmën e litarit elastik është shumë e vështirë

10. Rikthim në pishinën e vjetër, por me protokoll të ri

Pas tre muaj notim në pishinën e vogël në oborr, Eva dhe notuesit e tjerë janë rikthyer në pishinat standarde dhe janë adaptuar me protokollet e reja

11. Është më mirë se në shtëpi

“Jam shumë e lumtur që jemi rikthyer në stërvitjet e zakonshme, ka protokolle të reja, mbajmë maskë para stërvitjeve për përsëri është më mirë se prej në shtëpi”, deklaroi Eva.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button