COVID-19 dhe sfida e Shqipërisë për qeverisje demokratike

Dafa Qirjazi
Alban Dafa, Redion Qirjazi

Qeveria shqiptare reagoi shpejt ndaj paraqitjes së COVID-19, megjithatë u hapën mundësi që pushteti ekzekutiv të zgjerojë pushtetin e tij, me injorim të kritikave, me kontrollimin e perceptimit të publikut, rrënimin e mekanizmit të kontrollit të ndërsjellë dhe korrigjues i pushtetit, si dhe duke injoruar proceset e përcaktuara demokratike.

Ballafaqimi me pandeminë

Më 9 Mars 2020, Shqipëria regjistroi dy rastet e para të Covid-19; dy persona që u kthyen nga Firence. Deri më 30 qershor, Raportet zyrtare të të dhënave të Shqipërisë për gjithsej 2580 raste, nga të cilat 1516 janë shëruar, 65 pacientë kanë vdekur dhe 999 raste janë ende aktive. Gjithsej janë testuar 23869 persona.

Qeveria shqiptare ka ndërmarrë një sërë hapash për t’u përgatitur për krizën, siç tregohet në disa prej rregulloreve të brendshme të lëshuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, megjithëse publiku nuk ishte i njoftuar me shumë prej tyre. Disa nga masat parandaluese ishin: udhëzime për përgatitjen kundër përhapjes së mundshme të Covid-19 (24 janar), formimin e komitetit të përkohshëm dhe grupit të punës për të parandaluar përhapjen e Covid-19 (31 janar), përgatitjen e shërbimit karantinë plotësisht funksional (26 shkurt), ndalimin e eksportit të furnizimeve të nevojshme mjekësore (8 Mars).

Ndër aktivitetet e tjera të ndërmarra në këtë drejtim ishin dedikimi i hapësirave plotësuese dhe burime për pacientët me Covid-19, mbyllja e shkollave, kufizimin e tubimeve publike, kufizimin e lirisë së lëvizjes dhe kufizimin e bizneseve të ndryshme jo thelbësore, siç janë berberët dhe dyqanet e veshjeve. Më 11 mars, Qeveria lëshoi akt normativ për ndryshimin e Ligjit për parandalimin e sëmundjeve infektive për të mundësuar që ushtria dhe forcat e armatosura të përfshihen në zbatimin e këtyre masave së bashku me policinë e shtetit shqiptar, përpara se të deklarohet si gjendje e katastrofës natyrore sipas dispozitave kushtetuese. Gjendja e katastrofës natyrore u shpall në 24 Mars, dhe Kuvendi rifilloi në 23 Prill deri më 23 qershor 2020, me çka vazhdoi të vlejë kufizimi i lirisë së lëvizjes, i të drejtës për punë dhe të drejtës për grevë.

Më 30 Prill, Qeveria filloi të heq disa nga ndalimet e karantinës duke krijuar më shumë zona “të gjelbra” dhe duke kufizuar lirinë e lëvizjes vetëm gjatë fundjavave. Restorantet dhe kafenetë u hapën në 18 maj dhe deri më 1 qershor, Qeveria i hapi të gjithë kufijtë tokësor, plazhet publike dhe bizneset e tjera; por vazhdoi të vlejë ndalimi për ngjarjet sportive dhe kulturore me publik më të madh si masë parandalimi. Midis 2 dhe 14 Qershorit, Shqipëria pati një rritje drastike të numrit të pacientëve të infektuar me Covid-19, kjo është arsyeja pse Kryeministri deklaroi se është duke konsideruar rivendosjen e masës karantinë – nuk janë ndërmarrë hapa të mëtutjeshëm në atë drejtim. Sidoqoftë, vlen të përmendet se në këtë periudhë të shkurtër dy javore, Shqipëria regjistroi 426 raste të reja të Covid-19, afërsisht 27% të të gjitha rasteve.

Rënia ekonomike

Me numrin në rritje të njerëzve të infektuar me COVID-19, opinioni publik është zhvendosur në favor të masave qeveritareReagimi i shpejtë i Qeverisë u mirëprit edhe nga Organizata Botërore e Shëndetit. Sidoqoftë, qytetarët dhe bizneset e vogla kanë mbetur skeptik në lidhje me planin e Qeverisë për mbështetje financiare – nga kompensimi financiar për punëtorët që nuk kanë marrë rroga si dhe uljen e taksave për bizneset e vogla.

Për shkak të pa parashikueshmërisë së tregut financiar gjatë krizës së shkaktuar nga CKOVID-19, bankat kufizuan dhënien e kredive për bizneset e vogla. Disa dyqane ende janë të mbyllura, bizneset e tjera kanë falimentuar dhe shumë pronarë të bizneseve besojnë se rimëkëmbja do të jetë e ngadaltëSektori i turizmit ka të ngjarë të vuajë dëmet më të mëdha për shkak të kufizimeve të përhapura të udhëtimit, shumë prej të cilave janë ende të vlefshme.

KOVID 19 vo Albanija Demokratskoto vladeenje staveno na test
Burimi: de.reuters.com

Sipas Bankës Botërore, ekonomia shqiptare do të ulet me 5-6% dhe papunësia mund të rritet për kohë të gjatë me 25% nëse kriza vazhdon gjatë verës, edhe me 45% deri në fund të vitit. Ekspertët besojnë se nëse merret parasysh tregu joformal i punës, shkalla e papunësisë mund të arrijë 100,000 deri në fund të vitit 2020, veçanërisht pasi sektori më joformal në Shqipëri është edhe më i prekuri – turizmi.

Banka Botërore gjithashtu e parashikon se remitencat nga jashtë vendit sipas gjasave do të bien me rreth 20%, dhe Evropa Juglindore do të jetë një nga rajonet më të prekura. Kjo do ta bëjë rënien ekonomike në Shqipëri edhe më të dhimbshme.

Ngjarjet socio-politike

Gjatë karantinës ndodhën shumë ngjarje në skenën socio-politike shqiptare. Së pari, më 25 Mars, Këshilli Evropian e miratoi fillimin e negociatave me Shqipërinë, nëse vendi i plotëson 15 kushtet e përcaktuara, përfshirë zbatimin e reformave zgjedhore dhe gjyqësore.

Së dyti, Qeveria lëshoi akte normative për ndryshimin dhe plotësimin e rregullativës ligjore për zbatimin e masave për kufizimin e COVID-19, me rrumbullakimin e procesit të vendimmarrjeve përmes Kuvendit dhe me zvogëlimin e procedurave gjyqësore vetëm në raste urgjente.

Së treti, kriza gjithëpërfshirëse institucionale dhe kushtetuese i la vend ekzekutivit për fuqi të madhe në mënyrë jo proporcionale, ndërsa përpjekjet e sektorit të shoqërisë civile shqiptare për të kufizuar pushtetin e Qeverisë kanë qenë të kota. Kryeministri e injoroi letrën e hapur të organizatave shqiptare të shoqërisë civile me të cilën kritikojnë ndryshimet dhe plotësimet në Kodin Penal si jo proporcionale dhe si shkelje të dinjitetit njerëzor, sepse me ato përcaktohet dënim për shkeljen e kufizimeve të karantinës me burgim deri në 15 vjet.

Së katërti, dispozitat e reja për shkeljet e karantinës të përfshira në Kodin Penal lejuan policinë të arrestojë disa aktivistë të shoqërisë civile të cilët protestonin në Sheshin Skënderbeu. Zbatimi i dispozitave arriti kulmin me largimin me forcë dhe arrestimin e aktorëve dhe aktivistëve të cilët okupuan ndërtesën e Teatrit Kombëtar për të parandaluar shembjen e tij, gjë që në fund ndodhi më 17 maj. Shembja shkaktoi protesta paqësore gjatë gjithë ditës ndërsa policia reagoi me arrestimin dhe rrahjen e protestuesve.

Mbulimi mediatik gjatë pandemisë në masë të madhe favorizoi qeverinë, për të cilën, siç thonë ekspertët monopolizoi “përmbajtjen, kohëzgjatjen dhe hapësira mediatike” gjatë pandemisë. Si rezultat, retorika dhe thirrjet “ushtarake” “Të mbrohen nga media” të propaganduara nga Kryeministri, së bashku me hapësirën e zvogëluar të mediave publike, rezultuan me reduktimin e transparencës dhe llogaridhënies gjatë kësaj periudhe. Asnjë hetim thelbësor nuk është kryer, në lidhje me reagimin e Qeverisë ndaj krizës dhe aftësive institucionale dhe teknike të saj. Qëndrimi ndaj Qeverisë filloi të ndryshojë gradualisht pas reagimit të dhunshëm ndaj protestave paqësore të shkaktuara nga shembja e Teatrit Kombëtar.

Ndryshimet në Ligjin për parandalimin e sëmundjeve infektive përmes një akti normativ dhe aprovimit të ndryshimeve në Kodin Penal përmes një procedure të përshpejtuar parlamentare, tregojnë se Qeveria shqiptare ka përdorur kushtet e pandemisë dhe krizës aktuale institucionale dhe kushtetuese për të zgjeruar më tej pushtetin ekzekutiv. Aktet normative dhe proceset e përshpejtuara legjislative janë bërë një model sipas së cilit Qeveria ndryshon dhe plotëson ligjet. Këto aktivitete në praktikë kanë hequr sektorin e shoqërisë civile shqiptare nga procesi i vendimmarrjes, duke anashkaluar procesin e konsultimit publik.

Ç ‘pritet më tej?

Me shumë gjasë, rritja e numrit të rasteve të reja të COVID-19 në 3 javët e para të qershorit të vitit 2020 nuk do të shkaktojë kufizime më të mëdha, plotësuese në Shqipëri për dy arsye kryesore:

Së pari, autoritetet shëndetësore shqiptare e parashikuan rritjen e menjëhershme të numrit të të infektuarve, dhe ata besojnë se trajtimi është i mundshëm me situatën aktuale të shkallës së infeksionit. Për këtë arsye, Komiteti Teknik i Ekspertëve, ndër të tjera, më 12 qershor konkludoi se nuk do të ketë kthim mbrapa nëse shkalla e infeksionit mbetet në nivelin aktual.

Së dyti, për shkak të presionit në rritje mbi Qeverinë shqiptare nga ekonomia në rënie, një mbyllje tjetër e plotë do të ishte jashtëzakonisht jopopullore dhe në dëm të qytetarëve. Një vendim i tillë do të sillte me vete shumë pika negative politike, pasi do të ishte në kundërshtim me synimet e shumë vendeve të tjera të Bashkimit Evropian, ndërsa Qeveria shqiptare ka tendencë të ndjekë shembullin e tyre, të parandalohet karantinë e re me çdo kusht.

“Normalja e re” në mënyrë të pashmangshme me vete do të sjellë edhe frikë sepse kërcënimi i virusit mbetet në prapavijë dhe nuk mund të çrrënjoset. Ndjenja e pasigurisë është edhe më e keqe sepse fokusi i Qeverisë gjatë pandemisë ishte të tregojë se kriza është nën kontroll, në vend se të planifikohen reforma thelbësore për sistemin shëndetësor dhe ekonominë e vendit. Edhe pse Qeveria ka reaguar shpejt për të ndërtuar infrastrukturë mjekësore për t’iu përgjigjur pandemisë, rastet e reja për të cilat ka indikacione se janë infektuar në ambientet mjekësore, sugjeron në atë se nuk është zbatuar protokoll i rreptë. Për më tepër, rimëkëmbja ekonomike e vendit do të jetë e vështirë. Masat e ndërmarra nga Qeveria për t’iu përgjigjur krizës ekonomike ishin të pakta, ndërsa mbyllja e një fabrike prodhuese nga inspektorati shëndetësor pasi pesë punonjës u konfirmuan veten si pozitivë, sugjerojnë se nuk ka masa thelbësore për të parandaluar vështirësitë e mëtejshme ekonomike.

Qeveria duhet të komunikojë më mirë me publikun. Publiku duhet të jetë i informuar për natyrën e kujdesit shëndetësor dhe sfidat ekonomike do të pasojnë më tej, në mënyrë që tu besojë dhe t’i respektojë masat parandaluese të detyrueshme. Njëkohësisht, Qeveria duhet të forcojë zbatimin e protokolleve parandaluese, veçanërisht në institucionet e kujdesit shëndetësor, për të siguruar që është e gatshme t’i bëjë ballë valës së dytë, pa rivendosur dispozitat e karantinës dhe të ndërtojë besim te publiku përmes transparencës dhe llogaridhënies më të madhe.

Iniciativa Tregime nga rajoni zbatohet nga Res Publica dhe Instituti për Studime të Komunikimit – IKS (Maqedonia), në bashkëpunim me Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim (Shqipëri), Analizo.ba (BeH), Рradio KIM (Kosovë), Sbunker (Kosovë) nisma qytetare Ne davimo Beograd“ (Serbi) dhe PCNEN (Mali i Zi).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button