Muhamed Ali në gjendje të rëndë shëndetësore!

Boksieri i famshëm, Muhamed Ali, është aq i sëmurë sa mund të vdesë edhe brenda disa ditëve, ka paralajmëruar vëllai i tij, Rrahman Ali.

Rahman Ali tha se ish- kampioni i peshave të rënda nuk mund të flasë më dhe as nuk e njeh të vëllain. Rahman druhet se vëllai i tij nuk do e kalojë këtë verë.

“Mund të ndodhë brenda disa muajsh, mund të ndodhë brenda disa ditësh. Nuk e di nëse do e kalojë verën. Ai është në duart e Zotit,” tha Rahman.

Ali u diagnostikua me sindromën e Parkinsonit në vitin 1984, por ishte aktiv edhe për disa vite.

Megjithatë në ceremoninë e Lojërave Olimpike në Londër ai u shfaq në një gjendje shumë të rënduar.

Lajme të ngjashme

Back to top button