Detaje: Ja çfarë përmban korniza e negociatave e BE-së me Maqedoninë e Veriut

Ky është dokumenti i plotë i Komisionit Evropian (KE) të paraqitur në Këshillin e Bashkimit Evropian (BE), në të cilin janë përcaktuar parimet e negociatave që duhet të hapen deri në fund të këtij viti. Nga pikëpamja politike, bie në sy që propozimi i kornizës KE e përdor qartë termin termi gjuha maqedonase, në pjesën në të cilën theksohet se e gjithë legjislacioni i BE-së do të duhet të përkthehet në gjuhën e vendit me të cilin negociohet, në këtë rast gjuhën maqedonase.

Në fakt, Maqedonia e Veriut për vite me radhë ka përkthyes të akredituar në dhe nga gjuha maqedonase, akreditim lëshuar zyrtarisht nga KE, kështu që kur Kryeministri Zoran Zaev u drejtua maqedonisht në seancën plenare të Parlamentit Evropian (PE), atëherë edhe zyrtarisht u përdor maqedonishtja. Njëlloj ka qenë edhe gjatë skrinimeve teknike vitin e kaluar.

Korniza e BE-së

Për palën nga Maqedonia, kjo e konfirmon që gjuha njihet nga KE, por ajo do të bëhet gjuhë zyrtare e BE-së vetëm pasi Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e plotë e Unionit, siç parashikohet në deklaratat e Unionit. Sidoqoftë, korniza e bisedimeve përmban elementë të tjerë të rëndësishëm.

Korniza e BE-së

Maqedonia e Veriut, së bashku me Shqipërinë, do të jenë vendet e para që do të negociojnë në përputhje me metodologjinë e re të BE të miratuar në mars të këtij viti. Kjo konkretisht do të thotë që në vend që të hapin dhe mbyllin tridhjetë kapituj, ata tani janë grupuar në gjashtë klasterë, një metodë që KE shpreson do të mundësojë proces më të shpejtë dhe më dinamik, në vend të procedurave të gjata dhe të vështira nëpër të cilat Podgorica dhe Beogradi janë duke kaluar me vite.

“Bisedimet po hapen në bazë të asaj që Maqedonia e Veriut ka përmbushur një shkallë të lartë të harmonizimit me kriteret e anëtarësimit, veçanërisht kriteret politike të përcaktuara në Kopenhagë nga Këshilli Evropian në vitin 1993. Unioni pret që Maqedonia e Veriut të vazhdojë të punojë drejt përmbushjes së plotë të këtyre kritereve dhe kushteve dhe të sigurojë zbatimin e plotë të reformave kryesore dhe legjislacionit”, thuhet në draft kornizën e bisedimeve të KE.

Maqedonia e Veriut, e cila ka rekomandim që nga viti 2009 për të filluar negociatat me BE-në, qysh moti është duke punuar teknikisht për përkthimin e legjislacionit të BE-së në kornizën kombëtare, por bllokada me vite ka ardhur nga mosmarrëveshja me Greqinë. Zgjidhja e kësaj mosmarrëveshje padyshim që luajti një rol vendimtar në marrjen e dritës së gjelbër për të filluar negociatat në mars të këtij viti. Në fakt, marrëveshjet e fqinjësisë së mirë me Greqinë, si dhe me Bullgarinë, janë gjithashtu një pjesë qendrore e këtij propozimi të kornizës së bisedimeve.

Si pothuajse në çdo dokument të BE-së, Maqedonia e Veriut pritet të jetë plotësisht e përkushtuar për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, pra zbatimin e Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjes për Marrëdhënie të mira fqinjësore me Bullgarinë. Prandaj, çdo përpjekje për të rishikuar ose mos respektuar këto marrëveshje do të thotë kthim prapa dhe bllokim i perspektivës së BE për Maqedoninë e Veriut. Edhe pse BE nuk ndërhyn në marrëdhëniet dypalëshe, është e qartë se pret që të gjitha palët me një frymë miqësore dhe konstruktive evropiane të kapërcejnë të gjitha dallimet, të cilat deri më tani Maqedonia e Veriut ka dëshmuar se është e aftë t’i realizojë.

Është e rëndësishme të theksohet se kjo kornizë e bisedimeve, si rezultat i metodologjisë së re, nënkupton gjithashtu mundësinë e mbylljes së procesit të negociatave në çdo kohë nëse vendi tregon ngecje ose kthim mbrapa në zbatimin e reformave.

“Parashikueshmëria e procesit të aderimit kërkon masa vendimtare dhe proporcionale, të cilat do të sanksionojnë të gjitha ngecjet serioze ose të zgjatura dhe pengesat në zbatimin e reformave”, thuhet në dokument, si një paralajmërim i qartë për vendet e reja që negociojnë, se  duhet t’i shmangin me çdo kusht përvojat si Serbia, ku autoritarizmi në rritje i qeverisë ka rezultuar me ngadalësim të procesit.

Korniza e BE-së

Nëse Komisioni, me iniciativën e tij ose me kërkesën e një numri të mjaftueshëm të shteteve anëtare, vlerëson se Maqedonia e Veriut nuk po përparon ose ka regres në reforma, mund të propozojë pezullim të negociatave. Vendimin përfundimtar e sjellin vendet anëtare përmes një votimi me shumicë të kualifikuar të kundërt dhe vetëm pasi të jenë dëgjuar argumentet e vendit dhe vetëm pasi të jenë shteruar të gjitha opsionet e tjera për t’u kthyer rrugën e duhur. Pezullim të negociatave mund të ketë një nëse konstatohet ngecje konzistente ose regres në kapitujt më të rëndësishëm si sundimi i ligjit dhe drejtësia.

Me metodologjinë e re, kjo mbikëqyrje e vendeve kandidate do të jetë e mundur në një mënyrë më të qartë dhe më të thjeshtë. Këtu rol të rëndësishëm do të luajë përfshirja e dimensionit politik në negociata përmes përfshirjes së vendeve anëtare të BE-së. Shtetet anëtare do të kontribuojnë në mënyrë sistematike në procesin e aderimit, përfshirë monitorimin në terren nga ekspertë të tyre, përmes kontributit të drejtpërdrejtë në raportet vjetore dhe përmes ekspertizës sektoriale.

Çfarë pritet nga Maqedonia e Veriut?

Drafti i kornizës së negociatave të KE-së tani do të duhet të miratohet dhe përfundimisht të modifikohet në fusha të caktuara, nëse ka konsensus midis të 27 vendeve anëtare të BE-së. Por, ajo që është e rëndësishme për Maqedoninë e Veriut është se ajo gjithashtu duhet të përgatisë kornizën e vet të negociatave. Negociatat me BE nuk janë një rregullim të ligjeve, por në një farë mase një betejë me BE-në për të mbrojtur interesat kryesore ekonomike, sociale dhe të tjera kombëtare.

Hapi i parë në procedurë, pas hyrjes në kornizën e bisedimeve, është që Maqedonia e Veriut të përgatisë një udhërrëfyes për kapitujt që lidhen me sundimin e ligjit, gjegjësisht kapitujt 23 dhe 24. Ky klaster i kapitujve duhet të hapet së pari dhe asnjë tjetër nuk mund të hapet para tij.

Progresi në klasterin themelor do të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave dhe do të merret parasysh në vendimin për hapjen dhe mbylljen e kapitujve dhe klasterëve të ri. KE pret që autoritetet e Maqedonisë të miratojnë tani udhërrëfyesin për këto kapituj negociues, të cilat duhet të përfshijnë përparësitë kryesore të reformës dhe zhvillimin e negociatave në këto kapituj. Zbatimi i udhërrëfyesi do të jetë nënë monitorim të vazhdueshëm nga BE në secilën nga konferencat ndërqeveritare.

Përveç udhërrëfyesi për sundimin e ligjit, Maqedonia e Veriut duhet të përgatisë një udhërrëfyes për funksionimin e institucioneve demokratike dhe reformën e administratës publike, një tjetër element thelbësor i negociatave me BE.

Këtu, Maqedonia e Veriut pritet të paraqesë një kalendar me afate të qarta dhe cilat janë hapat kryesore që planifikon të ndërmarrë për të përmbushur kriteret. Ashtu si me sundimin e së drejtës, institucionet demokratike dhe administrata publike do të jenë nën një kontroll të vazhdueshëm të BE-së.

Hapat e ardhshëm

Pasi Këshilli të miratojë kornizën e negociatave, Maqedonia e Veriut do të kalojë nëpër një proces të skriningut dypalësh, i cili duhet të jetë dukshëm më i shkurtër se vendet e mëparshme kandidate, pasi shqyrtimi teknik përfundoi vitin e kaluar. Ky skrining, ndryshe nga ai teknik, është interaktiv, BE do ta informon Maqedoninë e Veriut se deri ku ka mbërri me legjislacionin e BE-së në secilën fushë, si zhvillohet dhe ndryshon dhe i identifikon temat kryesore që do të jenë pjesë e vetë negociatave. Kjo pjesë jashtëzakonisht teknike mundëson përgatitje dhe përcaktim më të mirë të të ashtuquajturave “bençmark” ose udhërrëfyesve, mbi bazën e të cilave merret vendimi për hapjen e një klasteri kapitujsh.

Pas përmbushjes së udhërrëfyesve, vijojnë negociatat sipas klasterëve, përkatësisht, hapja e të gjithë kapitujve të një klasteri menjëherë, për dallim nga hapja e mëparshme e kapitujve një-nga-një. Komisioni Evropian kërkon që afati midis hapjes së një klasteri dhe mbylljes së kapitujve të klasterit të mos jetë më shumë se një vit, nëse është e mundur, dhe plotësisht në varësi të përparimit të vendit negociues.

Maqedonia e Veriut do të duhet të shprehë qartë pozicionin e saj për legjislacionin e BE-së dhe të raportojë për përparimin e saj në përmbushjen e standardeve. Shpejtësia e përmbushjes së kritereve dhe proaktivitetit të vendit negociues duhet të jetë masa e vetme e shpejtësisë së negociatave dhe përfundimit të tyre.

Bisedimet do të zhvillohen kryesisht në nivel ministror, ​​me ndihmën e grupeve të punës, ndërsa impulsin politik do ta japin konferencat ndërqeveritare në të cilat BE dhe Maqedonia e Veriut përfaqësohen në nivelin më të lartë.

Sipas draft agjendës së presidencës gjermane, e cila do të kryesojë takimet kryesore ministrore të BE-së në gjashtë muajt e ardhshëm dhe, mbi të gjitha, më Këshillin i çështjeve të përgjithshme, ku do të vendoset për zgjerimin, korniza e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të jetë në rend të ditës më 10 nëntor.

Deri atëherë, të dy palët (BE dhe Maqedonia e Veriut) duhet të përgatisin pozicionet e tyre negociuese në mënyrën më të mirë të mundshme. Nëse Këshilli i jep dritën jeshile Maqedonisë së Veriut më 10 nëntor, konferenca e parë ndërqeveritare, që shënon hapjen zyrtare të negociatave me BE, mund të pritet të zhvillohet në dhjetor të këtij viti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button