Hoti telefonatë me kancelarin austriak Kurz, biseduan për rimëkëmbjen ekonomike dhe procesin integrues

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz, ndërsa tha se kanë biseduar për shumë çështje rreth rimëkëmbjes ekonomike e integrimeve në Bashkimin Evropian, që kanë një rëndësi të madhe për kosovarët dhe popujt e tjerë në Ballkanin Perëndimor.

Hoti në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se përkundër sfidave të vazhdueshme me COVID-19, do të vazhdojnë me thellim të bashkëpunimit në mes të dy vendeve, transmeton Telegrafi.

“Sapo zhvillova një telefonatë shumë produktive me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz! Biseduam për shumë çështje rreth rimëkëmbjes ekonomike e integrimeve në Bashkimin Evropian, që kanë një rëndësi të madhe për kosovarët dhe popujt e tjerë në Ballkanin Perëndimor.

Megjithë sfidat e vazhdueshme me COVID-19, ne do të vazhdojmë me thellim të bashkëpunimit në mes të dy vendeve, ndërsa Austria do të vazhdojë të na mbështesë në rrugën tonë drejt integrimit në BE”, shkruan Hoti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button