LSDM: Qendra të reja klinike dhe rritje të pagës për punonjësit mjekësor për 40%

Radmilla Shekerinska, kandidatja për deputet nga LSDM-ja premtoi se do të ndërtojnë qendra të reja klinike, ndërkohë deri në fund të mandatit paga e punonjësve shëndetësor do të rritet për 40%, transmeton Portalb.mk.

“Do të sigurojmë tri herë më shumë specializime dhe do të ndërtojmë qendra të reja klinike”, premtoi Shekerinska në Krushevë.

Ajo gjithashtu premtoi edhe e-shëndetësi, ashtu që pacienti mos të ender nga një sportel në tjetrin. Ajo gjithashtu premtoi se deri në fun të mandatit, paga e punonjësve mjekëor do të rritet për 40%.

“Do të vazhdojmë me punësimin e mjekëve dhe motrave medicinal në shëndetin publik”, premtoi Spasovski.

Ndërkohë, kandidati për kryeministër, Zoran Zaev në rajonin e Strumicës premtoi se në Illovicë nuk do të ketë minierë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button