Koalicioni “Tash është koha”: Pa TVSH produktet ushqimore bazë

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa në kuadër të koalicionit “Tash është koha”, gjatë fushatës parazgjedhore premtojnë se në mandatin qeverisës të tyre nuk do të ketë TVSH për produktet ushqimore bazë, transmeton Portalb.mk.

“Përjashtimi i TVSH-së nga produktet ushqimore bazë”, premtojnë nga koalicioni.

Dy udhëheqësit e koalicionit, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi sot ishin në takim në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prishtinë, ku bashkëbiseduan edhe me ish-kryeministrin Albin Kurti.

“Ne nëpërmjet ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat do të hapim vende pune akoma më tepër për shqiptarët dhe do t’i lirojmë ato vende pune të cilët padrejtësisht u janë zënë shqiptarëve. Nëpërmjet këtij ligji ne synojmë që 80% punësimi të reflektojë realitetin etnik që ka çdo vendbanim dhe çdo komunë ku merren shërbimet”, deklaroi Sela, duke sqaruar se në Gostivar numri i të punësuarve kalon 60% në institucionet qendrore, derisa 80% e banorëve janë shqiptarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button