Për shkak të Kovid-19, transporti publik, deri në maj, ka humbur 11.6 milionë pasagjerë dhe rreth 4.5 milionë euro (Infografik)

Pandemia e koronavirusit ka ndikim të madh negativ në funksionimin e transportit publik të Shkupit dhe NQP-Shkup. Orët e gjata policore, shkollat ​​ dhe fakultetet e mbyllura, puna prej në shtëpi i punonjësve në shumë kompani, kapaciteti i kufizuar për të transportuar pasagjerë në autobusë dhe frika e qytetarëve për të përdorur transportin publik për një periudhë prej rreth tre muajsh i shkaktuan NQP-Shkup humbje prej rreth 4,5 milionë euro, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Humbjet e përcaktuara janë për periudhën deri në dhjetë ditë më parë, dhe ato dalin kryesisht nga numri i zvogëluar i udhëtarëve në transportin publik, informon NQP. Nga marsi deri në maj të vitit 2020, në sistemin elektronik të mbledhjes së biletave janë regjistruar 4,393,591 validime të pasagjerëve, ndërsa vitin e kaluar për periudhën identike janë regjistruar 16.066.407 validime.

Ulja jashtëzakonisht e madhe e pothuaj 11.6 milionë pasagjerëve për vetëm tre muaj është arsyeja pse kjo kompani publike thotë se subvencionet e këtij viti nga Qyteti i Shkupit prej gati 8.4 milion euro nuk do të jenë të mjaftueshme për të mbuluar humbjet me të cilat përballet NQP. Shkupi për shkak të Kovid-19.

“Shumica e subvencioneve janë të dedikuara, ndërsa një pjesë është për të mbuluar vështirësitë gjatë punës. Nëse marrim parasysh humbjen e përcaktuar deri tani, si dhe pandeminë aktuale që ndikon negativisht në funksionimin e NQP-Shkup, është e sigurt që fondet nuk do të jenë të mjaftueshme për të mbuluar humbjet e kompanisë”, thonë për “Meta.mk” nga NQP-Shkup.

Ndërmarrja e transportit publik informon se vështirësitë financiare në punë për shkak të Kovid-19 janë arsyeja kryesore pse 25 autobusët e rinj ekologjikë nuk lëshohen në trafik të rregullt në Shkup. NQP duhet t’i paguajë TVSH shtetit për automjetet e importuara në vlerë prej 1.8 milion euro, por kompania aktualisht nuk është në gjendje ta sigurojë atë shumë kryesisht për shkak të humbjeve të pësuara gjatë kësaj periudhe.

“Kërkuam nga Ministria e financave që të lirohemi nga pagesa e TVSH-së për automjete, përkatësisht të na lejojë të shlyejmë me fondet që do të duhet të marrim në bazë të kthimit të TVSH-së, duke pasur parasysh që NQP si taksapagues i madh nga tatimi i paguar në shteti pranon kthim të TVSH-së. Fatkeqësisht, kërkesa jonë u refuzua”, theksojnë nga kjo NQP.

Përndryshe, sipas të dhënave të publikuara në open.finance.gov.mk nga Ministria e financave, Qyteti i Shkupit nga janari deri në qershor të këtij viti transferoi në llogarinë e NQP-Shkup një pjesë të konsiderueshme të subvencioneve të planifikuara të parapara për vitin 2020, përkatësisht deri më tani sipas të gjitha bazave NQP-së iu kanë transferuar pothuajse 7 milionë euro. Sidoqoftë, këto fonde përdoren për operimet e nevojshme aktuale të kompanisë, dhe mbetet pyetja se sa fonde do të nevojiten shtesë nga NQP-Shkup nëse vazhdon përhapja e kovid-19 dhe kushtet e jashtëzakonshme të punës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button