VMRO-DPMNE: Me ripërtëritjen do të kemi reforma që garantojnë drejtësi dhe zero tolerancë ndaj korrupsionit

Hristijan Micskoski, kandidati për kryeministër i VMRO-DPMNE-së në një takim parazgjedhor në Dibër, premtoi se do të ketë drejtësi dhe zero tolerancë ndaj korrupsionit, transmeton Portalb.mk.

“Theks të veçantë kemi vendosur në shtetin e së drejtës, respektimin e ligjeve dhe Kushtetutës. Reforma të tilla që garantojnë drejtësi të pakushtëzuar dhe zero tolerancë për korrupsionin”, deklaroi Mickoski.

Ai sqaroi se programi është përgatitur në bashkëpunim me profesorët si Siljanovska, Karakamisheva, Naumoski, Spasenovski, Klimovski dhe avokatë të tjerë.

“Ne kemi bërë reforma të tilla që do të garantojnë drejtësi të pakushtëzuar dhe tolerancë zero për korrupsionin “, tha Mickoski.

Igor Durlovski, kandidati për deputet premtoi se do investohet për kthimin e investimeve të huaja në Dibër dhe zhvillimin e turizmit të banjave. Ai premtoi se në Dibër do të ndërtohet një muze, ai i Diço Zografit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button