Si duhet të udhëtojmë gjatë pandemisë së Covid-19, flasin mjekët

Për njerëzit që nuk kanë mundësi të shmangin udhëtimet në të ardhmen e afërt, gjetja e mënyrave për të lëvizur sa më sigurt në të gjithë vendin është bërë norma e re e jetesës mes pandemisë së koronavirusit. A duhet të fluturoni? Të merrni një tren? Tqë hipni në makinë? Për ata që pyesin se si të bëjnë një udhëtim rrugor të sigurt, ekspertët kanë disa këshilla se si të minimizoni rrezikun e ekspozimit gjatë udhëtimit, transmeton Class.

Nëse duhet të bëni një udhëtim rrugor në distanca të gjata në javët e ardhshme, këtu janë disa gjëra që duhet të merrni parasysh përpara se të merrni rrugën.

Sa ndalesa duhet të bësh?

Siç vërejnë mjekët e CDC-së, numri dhe lloji i ndalesave që ju bëni gjatë një udhëtimi rrugor për gaz, ushqim apo banjë, rrit rrezikun e ekspozimit pasi ju vë në kontakt të ngushtë me njerëz dhe sipërfaqe të tjera.

Doktor Jessie Abbate, një biolog i sëmundjes infektive nga Virginia rekomandon që të planifikoni sa më shumë që të jetë e mundur minimizimin e numrin të ndalimeve. Paketoni ushqimin dhe ujin, kështu që duhet të ndaleni më rrallë dhe të zvogëloni numrin e njerëzve me të cilët kontaktoni. Nëse keni nevojë të bëni një ndalesë gjatë natës, kontrolloni protokollin e pastrimit të vendit ku po shkoni. Dezifenktant, peceta të lagura, shumë kujdes!

A po vizitoni apo po udhëtoni me njerëz që janë me rrezik të lartë?

Nëse përgjigja është “PO”, qëndrimi në shtëpi është akoma opsioni më i sigurt për ju dhe ata. Kjo është veçanërisht e vërtetë nëse udhëtoni me dikë që është në rrezik më të lartë për COVID-19. Përveç rritjes së ekspozimit në zona me shumë popullsi, të qenit në zona të izoluara paraqet një rrezik shtesë. Nëse jeni duke bërë një udhëtim rrugor për të shkuar në kampim ose planifikoni të jeni në një zonë të largët, kujdesi mjekësor mund të mos jetë aq i arritshëm, e kjo mund të jetë e rrezikshme nëse një anëtar i grupit tuaj të udhëtimit sëmuret.

Jo vetëm që kjo rrit shanset tuaja për të hasur dikë që është i infektuar, por gjithashtu e bën të vështirë të gjurmoni se kush mund t’ju ketë infektuar nëse testoni pozitivisht.

A mund ta shtyni udhëtimin tuaj?

Nëse përgjigja është “PO”, është më mirë të qëndroni në shtëpi. Ju ndoshta nuk doni ta dëgjoni këtë frazë tani, por është më mirë të jesh i/e sigurt. Mënyra se si njerëzit po festojnë gjithçka nga ditëlindjet e deri në diplomim e në dasma ka ndryshuar. Nëse mundeni, riorganizoni atë udhëtim për një datë të mëvonshme.

Pavarësisht se si po udhëtoni, duhet të praktikoni distancimin social dhe të vendosni një maskë kur distanca nuk është e mundur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button