RMV, Maskat me certifikata të rrejshme kanë përfunduar nëpër spitale, OLAF me hetim ndërkombëtar

Së paku shtatë institucione publike shëndetësore kanë prokuruar maska të cilat kanë pasur certifikata të rrejshme dhe jovalide për cilësi dhe janë nën hetim të Zyrës Evropiane kundër mashtrimeve OLAF. Maskat janë prodhim kinez, ndërsa institucionet i kanë prokuruar me tender. Tre kompanitë nga Maqedonia i kanë importuar, i kanë blerë dhe shitur maskat e kontestueshme të llojit KN95 janë “Doktor Panovski SHA”, “Sistina Farmacija” dhe “KM Marijan”. Agjencia për ilaçe “MALLMED” nuk ka bërë kontrolle të cilësisë së pajisjes së importuar mbrojtëse për shkak se nuk kanë pasur kompetencë të tillë, mirëpo ata, gjithsesi u kanë lëshuar leje për import, njofton humulmtimi i Rrjetit Hulumtues – IRL.

Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit-Shkup, Viktor Isjanovski tregon që nuk ka qenë e lehtë të sigurohen pajisje mbrojtëse.

“Më e rëndësishmja për mua ishte të gjej maska, veçanërisht për Ndihmën e shpejtë pjesëtarët e të cilëve janë në vijën e parë të ekspozimit”, thotë ai.

Isjanovski kishte qenë i kënaqur kur kishte arritur dërgesa me 1.000 maska ​​nga marka KN95, standardi i artë për një maskë që i edhe grimcat më të imëta të ajrit, duke i përfshirë edhe ato të koronavirusit. Maska kishin arritur me certifikata të shënuara CE – simbol i dallueshëm i cilësisë evropiane dhe konfirmim që produkti plotëson standardet evropiane të cilësisë. Maskat ishin të prokuruar nga “Sistina Farmacija”.

Për shkak të faktit se në fillim të pandemisë, një numër i madh i ISHP-ve u përballën me mungesë të pajisjeve mbrojtëse personale, shumë prej tyre kishin dashur vetëm të siguronin disa pajisje mbrojtëse me të cilën do të ishin në gjendje për të mbrojtur punonjësit shëndetësorë. Nuk ishin kërkuar Certifikata që vërtetojnë cilësinë e pajisjeve, ndërsa rrallë dikush kishte kërkuar përmbushje të ndonjë standardi.

Situata kishte qenë identike në Qendrën Shëndetësore në Veles, në Resnjë dhe në shumë institucione të tjera. Ajo që blerësit nuk e kishin ditur ishte se “MALMED”, në të vërtetë, nuk kishin kryer kontrolle të cilësisë, si dhe nuk kishin pas autorizim për të lëshonte leje për import për pajisje mbrojtëse, por vetëm për materiale mjekësore dhe ilaçe.

Laboratori hulumtues i gazetarëve së bashku me partnerët e rrjetit nga Projekti ndërkombëtar për raportim të krimit të organizuar dhe korrupsionit, zbuluan se Zyra Evropiane kundër mashtrimeve është duke realizuar një hetim ndërkombëtar për personat e përfshirë në biznesin e pajisjeve mbrojtëse, ata të cilët i kanë falsifikuar ose lëshuar këto certifikata.

Maskat e blera nga “Dr. Panovski AD “,” Sistina Pharmacy “dhe” KM Marjan “ishin furnizuar nga pesë ndërmarrje të ndryshme kineze dhe ata kishin ose certifikata false ose të pavlefshme. Ato ishin shpërndanë në dhjetëra vende evropiane. Në secilin rast, ata që i kishin blerë pajisjet kanë besuar se janë origjinale”. Hetimi aktualisht nuk e mbulon Maqedoninë.

Panovski dhe Sistina me çertifikata false dhe të pavlefshme, ndërsa në mesin e ndërmjetësve të përfshirë edhe në aferën “Telekom”

Një prej kompanive certifikatat e së cilës janë nën hetim në BE është kompania italiane e certifikimit Ente Certificazione Macchine (ECM). Certifikatat e maskave të importuara nga “KM Marjan” dhe “Dr. Panovski” i kanë këto certifikata. Kompania italiane e themeluar në vitin 1999, ka një licencë për të certifikuar makineri industriale, radio pajisje, ashensorë dhe pajisje mjekësore, por jo edhe një licencë për të certifikuar pajisje mbrojtëse personale.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave e Sh.B.A gjithashtu paralajmëroi kundër kësaj, duke paralajmëruar institucionet amerikane dhe qytetarët që ECM nuk është një organ i autorizuar për lëshimin e certifikatave të pajisjeve mbrojtëse personale.

Gazetarët e OSSRP-së arritën të gjenin prova që megjithëse kompania u sanksionua zyrtarisht nga byro italiane e akreditimit në prill të këtij viti, ajo vazhdoi me praktikën e saj të lëshimit të certifikatave që mashtrojnë konsumatorët. Për këtë ka pas njoftime edhe në faqen e internetit të Federatës evropiane për sigurisë. Njoftimet janë azhurnuar vazhdimisht, ditë-për-ditë, me secilën certifikatë të re të gjetur, për mr sa duket institucionet e Maqedonisë nuk i kanë ndjekur ato fare.

Disa nga maskat e “Dr. Panovski SHA” si dhe ato të “KM Marjan” kishin marrë certifikatë të pavlefshme nga kompania italiane, e cila nuk ka pas licencë për lëshimin e tyre. Për maskat, nuk mund të pretendohet nëse ato janë të cilësore apo jo, por vetëm që kompania që i ka certifikuar nuk ka pasur kompetencë të tillë.

Panovski kishte blerë maska ​​nga një prodhues tjetër që kishte një vërtetim të pavlefshëm dhe të rremë. Maska kishin qenë nga tre prodhues të ndryshëm kinezë me çertifikata ECM, në dy prej kompanive certifikatat vetëm kanë qenë të pavlefshme, ndërsa në të tretën certifikata ka qenë e falsifikuar. Për këtë kompani, Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA e ka tërhequr pëlqimin e saj për përdorimin e këtyre maskave.

Sipas procedurës, ndërmjetësi ia dorëzon certifikatën kompanisë nga Maqedonia që i blen maska.

Është një kompani ndërmjetëse gjermane që u ka shitur maska ​​kineze atyre, e këto më pas institucioneve shtetërore. “Deumak trading &consulting“ është kompani e regjistruar në vitin 2005 në qytetin e Sternberg. Themelues i kësaj kompanie është shtetasi i Maqedonisë Bekim Zemoski, të cilin ish oficeri i inteligjencës Slobodan Bogoevski në dëshminë në gjykatën në Nju Jorkut ishte cekur si personi i cili i kishte transferuar paratë në çështjen Magjar – Telekom. Tani pronarë të kësaj kompanie janë njëzet e një vjeçari Alen Zemoski dhe njëzet vjeçarja Laura Zemoska.

Në një bisedë me IRL, kompania gjermane pretendon se ata nuk e kishin ditur që këto certifikata kishin qenë të rreme ose të pavlefshme.

Jovan Panovski, drejtori i “Dr. Panovski SHA”, thotë se ata kishin marrë miratim nga MALMED për 150.000 maska, ndërsa kishin blerë vetëm 18-20,000 maska.

Certifikata e Sistina nënshkruar nga ndonjë me emrin Tobi, por pa mbiemër

“Sistina Farmacija” thonë se ata nuk kishin vërejtur fare se diçka nuk ishte në rregull me certifikatën, edhe pse në të aas nuk thuhet për kë është lëshuar.

“Sistina Farmacija” i ka importuar maskat nga kompania “Unitex Intel Forwarding” e regjistruar në Kinë. 1.000 maska I kanë shitur ​​në Qendrën shëndetësore Shkup për 312 denarë pa TVSH për një maskë.

MALMED sikur kanë ra nga Marsi

Blerja e këtyre maskave, të cilat janë importuar në vendin tonë me çertifikata të pavlefshme dhe nuk janë testuar në mënyrë të pavarur nga institucionet tona, nuk do të thotë që ato janë me cilësi të dobët ose nuk i plotësojnë standardet, por duke parë se çka kishte ndodhur në vendet e BE-së, nuk ka dyshim . Në prill, autoritetet Holandeze arrestuan një njeri i cili dyshohet se u shiste maska ​​të rreme dhe të pasigurta punonjësve shëndetësorë dhe përdorte certifikata të rreme “ECM” për pajisjet.

Një pjesë e konfuzionit që është shfaqur në Maqedoni është zona gri e kompetencave të Agjencisë së Barnave “MALMED” dhe institucioneve shëndetësore që e kanë realizuar prokurimin.

Gazetarët e IRL u takuan me drejtoreshën e agjencisë së ilaçeve, Visara Riza. Ajo në takim theksoi se agjencia nuk është e autorizuar të lëshojë licenca për importi të maskave ​​që nuk kategorizohen në pajisjet mjekësore të klasit I, dmth maska ​​KN95. Sidoqoftë, për shkak të një gabimi procedural në sistem, vendime të tilla u janë lëshuar shitësve me shumicë që kanë aplikuar për miratim në MALMED. Për shkak se agjencia nuk është kompetente, për atë arsye nuk e ka kontrolluar dokumentacionin.

Kur i dërguam pyetje zyrtare agjencisë së ilaçeve, ata u tërhoqën nga përgjegjësia, duke ia bartur fajin Administratës Doganore dhe Ministrisë së Ekonomisë.

Kur u pyetën përse MALMED jep leje për importin e maskave KN95 kur nuk është kompetent për këtë, ata vetëm theksuan përsëri se ata janë vetëm kompetent për maska ​​që nuk kategorizohen në pajisjet mjekësore të klasës I. Dhe ata nuk pranuan të thonin pse pavarësisht atij fakti po lëshonin leje për import.

IRL gjithashtu dërgoi pyetje Ministrisë së shëndetësisë, porprej atje nuk morëm asnjë përgjigje.

Sipas kësaj, asnjë institucion në vend nuk është kompetent për të kontrolluar cilësinë e këtyre maskave dhe certifikatave që vijnë me to.

OLAF ka tërhequr më shumë se gjysmën e produkteve të tilla, hetimi ende vazhdon

“Agjencia Evropiane e Kundër-Mashtrimit (OLAF), si dhe organet kombëtare hetimore të vendeve anëtare të BE-së, aktualisht janë duke i hetuar certifikatat e rreme”, tha drejtori i OLAF, Vile Itala.

Miliona maska ​​të shoqëruara me certifikata të tilla tashmë janë konfiskuar në disa vende të BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button