Italia ekstradon nga Gjermania 12 kriminelë të dënuar, mes tyre edhe 4 shqiptarë

Italia ekstradon nga Gjermania 12 kriminelë të dënuar nga drejtësia italiane mes të cilëve dhe 3 shqiptarë e 1 kosovarë, transmeton OraNews.

Me një fluturim të nisur nga aeroporti i Frankfurtit kanë mbërritur sot në aeroportin Fiumicino të Romës 12 të dënuarit nga drejtësia italiane e të arrestuar në Gjermani falë bashkëpunimit ndërkombëtarët me Policitë e vendeve të ndryshme Evropiane e të Kriminapol.

Mes të ekstraduarve në Itali është dhe një grua e dënuar për favorizim e shfrytëzim prostitucioni me minorenë.

Të ekstraduarit shqiptarë janë; Eduart Markola 39 vjeç i dënuar me burg nga Gjykata e Piacencës për trafik ndërkombëtar droge.

Elijon Beqiri 38 vjeç i dënuar nga Gjykata e Bolonjës për trafik lëndësh narkotike.

Ramiz Smajlaj, 62 vjeç kosovar i dënuar nga Gjykata e Apelit të Aquilas për trafik ndërkombëtar droge i duhet të kryej dhe 2 vjet e 8 muaj burg.

Gezim Beqiri 30 vjeç. Autoritetet italiane e identifikojnë si shtetas serb dhe pse emri i tij është kosovar o shqiptar, i duhet të kryej 4 vjet e 8 muaj burg me urdhër të Gjykatës së Piacencës për grabitje.

Mes të ekstraduarve janë 2 shtetas rumunë, 2 italianë, 1 sirian, 1 indianë, 1 boshnjak e 1 tunizian

Prej fillimit të muajit qershor 2020 e deri më sot autoritetet italiane kanë ekstraduar në Itali 34 të dënuar nga drejtësia italiane e të kapur në vende të tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button