BDI: 20 mijë euro kredi pa kamatë për të rinjtë për të blerë apartamente dhe shtëpi

Një prej premtimeve parazgjedhore të BDI-së është edhe subvencionimi me 20 mijë euro i blerjes së apartamenteve dhe shtëpive nga të rinjtë, transmeton Portalb.mk.

“Mbështetje për çiftet e rinj deri në moshën 35 vjet, të cilët kërkojnë përkrahje më serioze, saktësisht, për çiftet të cilët akoma nuk e kanë zgjidhur çështjen e banimit, të ju ofrojmë atyre ndihmë, me kredi pa kamatë deri në 20,000 euro”, deklaroi kandidati për kryeministër nga radhët e BDI-së, Naser Ziberi.

Ndryshe, BDI-ja gjatë fushatës ka premtuar edhe rritje të rrogave deri 600 euro për mësimdhënësit, si dhe mësim të gjuhës shqipe për gjithë nxënësit duke filluar nga klasa e pestë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button