Kurora ose korona e fushatës zgjedhore me listat e kurdisura

Igor Todorovic

Udhëheqësia shtetërore e Serbisë, përfshirë grupin e mjekëve që udhëheqin luftën kundër përhapjes së virusit korona, injoruan përkeqësimin të paktën derisa të mbaronte votimi.

Për t’i kuptuar veprimet e autoriteteve në Serbi pas shpërthimit të infeksionit Covid 19, mjafton të shikoni se çfarë ndodhi në ditët e fundit. Sidoqoftë, të dhënat se sa njerëz janë infektuar, sa kanë vdekur, sa janë të testuar dhe shëruar janë “të centralizuara”, d.m.th. ato mund të merren vetëm nga një vend dhe jo për lokacione individuale. Gazetarët u ankuan, veçanërisht pasi selia e krizave ndaloi mbajtjen e konferencave të rregullta për shtyp, se ata nuk morën informacionet dhe shpjegimet e dëshiruara. Ishte veçanërisht e dyshimtë që numri i përditshëm i rasteve të reja të konfirmuara gjatë dy javëve para zgjedhjeve më 21 qershor kryesisht ndryshonte me vetëm disa dhe që nga 22 maji deri më 26 qershor u njoftua se kishte vetëm nga një ose asnjë person të vdekur.

Spekulimet në lidhje me faktin nëse kurdiseshin të dhënat, dhe nuk bëhej fjalë për ndryshimin e metodologjisë, diskutoheshin deri më 22 qershor. Në atë kohë, BIRN raportoi që sistemi i informacionit shtetëror (por jo publik) për Covid 19, deklaronte se kishte më shumë se dy herë e gjysmë vdekje se që raportohej. Gjithashtu, sipas këtyre të dhënave, në shumë raste kishte disa herë më shumë njerëz të infektuar në ditë nga sa njoftuan autoritetet.

COVID drejtoi fushatën

Ende nuk ka reagime zyrtare, që edhe më tej shkatërron besimin tek ata që janë më përgjegjës për shëndetin publik. Disa nga ekipi mjekësor e relativizuan zbulimin e përmendur, duke pretenduar se nuk është njësoj kur dikush vdes nga një sëmundje e shkaktuar nga Covid 19 dhe kur një person i infektuar nga i njëjti vdes nga diçka tjetër. Deri në atë moment, autoritetet shtetërore pretendonin se ishte numëruar vdekja e çdo personi të infektuar dhe madje drejtonin gishtin në disa shtete të rajonit, duke aluduar se të tjerët gënjejnë.

As Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në mes të pandemisë nuk hoqi dorë nga akuzat e tilla. Për më tepër, performanca, lufta dhe fitorja ndaj virusit ishin shtylla kurrizore e fushatës së tij për partinë në pushtet.

Pikat e nxehta VIP

Një tregues tjetër i pozicionit të shtetit mund të shihet nga njoftimi i 23 qershorit, dy ditë pas zgjedhjeve të përgjithshme dhe lokale, të bëhet e detyrueshme mbajtja e maskës në transportin publik. Dhe se vendimi hyn në fuqi në të njëjtën ditë. “Qeveria e Serbisë do të vazhdojë të monitorojë me vëmendje të madhe zhvillimin e situatës epidemiologjike në ditët në vijim dhe do të informojë rregullisht dhe me kohë qytetarët për gjithçka”, thuhet në tekstin e shkurtër, por pa sqaruar se cila është në të vërtetë situata epidemiologjike!

Që nga heqja e gjendjes së jashtëzakonshme në fillim të majit dhe rifillimi i fushatës parazgjedhore, qeveria i liroi masat dhe ka rritur numrin e lejuar të njerëzve në mitingje. Anëtarët e Shtabit të Krizës siguruan publikun se Covid 19 po humbiste forcën. Tubimet politike ishin sporadike dhe kryesisht të vogla, por kjo është arsyeja pse në ndeshjen e futbollit mes Partizanit dhe Crvena zvezdës kishte njëzet mijë spektatorë. Ishte ndoshta ngjarja më e madhe në Evropë në disa muajt e fundit, dhe më pas kishte më shumë ngjarje sportive. Të gjitha u mbajtën me bekimin e institucioneve kompetente. Mjekët nga shtabi i krizës nuk e kundërshtuan publikisht madje e përshëndetën hapjen në mënyrë euforike dhe e banalizuan rrezikun.

Më vonë u njoftua se ishin infektuar disa lojtarë, si dhe tenistë, përfshirë Novak Gjokoviç, të cilët morën pjesë në turne në Beograd dhe Zarë. Një qasje ekuivalente u aplikua për të votuar parlamentin dhe vetëqeverisjen lokale.

Nëse nuk i testoni të sëmurët, statistikat do të jenë më të mira

Gjatë asaj kohe, shumë njerëz me ethe dhe çrregullime të frymëmarrjes raportuan në media ose përmes rrjeteve sociale se ata prisnin me orë të tëra në të ashtuquajturat covid ambulanca dhe se mjekët nuk pranonin t’i testonin. Disa njerëz të infektuar thonë se askush nuk i kishte pyetur ata për kontakte, dhe ata që dyshonin se ishin të ekspozuar ndaj virusit nuk mund të testoheshin falas, të paktën jo pa simptoma. Por kjo është arsyeja pse ka shembuj në institucionet shtetërore ku nëpunësit e shëndetshëm pa asnjë arsye i dërgojnë në testim, gjë që tregon manipulimin e të dhënave statistikore.

Në retrospektivë, veprime të tilla nuk çudisin. Në fund të shkurtit, në konferencën e parë për shtyp të Vuçiqit me mjekët, ata bënë shaka dhe i siguruan qytetarët se nuk kishte asnjë rrezik. Pulmologu pediatrik dhe profesori i universitetit Branimir Nestorović pohoi se epidemisë në Kinë po i vinte fundi dhe se estrogjeni “i mbron gratë” dhe se ato “nuk vdesin” nga korona. Ai madje e porositi popullin të mos i frikësohet “virusit më qesharak në histori”.

Ai mbeti në shtabin e krizës dhe rregullisht nxiste polemika, për shembull me deklaratat në kundërshtim me rekomandimet për mbrojtje. Por as pjesë të tjetra të ekipit nuk vepronin vetë, ndër të tjera, institucionet globale dhe vendet e tjera. Nga Kroacia në fqinjësi deri tek Organizata Botërore e Shëndetit. Maskat janë pak të domosdoshme, pastaj pak të padobishme, dhe askush nuk u zotua të shpjegojë nëse dorezat mund të mbrojnë dikë.

Çfarë do të bëjmë nesër me fëmijët?

Pas disa javësh, Vuçiq njofton se po vendos gjendje të jashtëzakonshme dhe orë policore. Mjekët insistuan të enjten se nuk kishte nevojë të mbyllen shkollat, ndërsa kthesë e plotë ndodh të dielën në mbrëmje më 15 mars. Jo të premten pas shkollës, por në prag të një dite të re pune, u pezullua puna e institucioneve arsimore. Prindërit me punë u gjetën në befasi duke pyetur se çfarë të bënin me më të rinjtë.

Presidenti fillimisht tha se të moshuarit nuk duhet të vizitohen nga familjet e tyre, në mënyrë që të mos i infektojnë ata pa dashje. Për familjet në të cilat jetojnë tre deri në katër breza, ai nuk kishte ndonjë rekomandim. Por ai shpejt u ndaloi personave mbi moshën 65 vjeçe të dilnin nga banesat e tyre ose nga oborri i shtëpisë, që më vonë u lejoi të dilnin një herë në javë në mes të natës në një nga disa qindra dyqane që ishin hapur qëllimisht në atë kohë. Në fshat, kufiri i moshës është vendosur në 70 vjeç, me përjashtim të fermerëve.

Blanko Leje për lëvizje

Për këta të fundit dhe të tjerët për shkak të aktiviteteve tejet të nevojshme është prezantuar një sistem i lejeve për lëvizje. Ishte parashikuar që një letër e tillë të lëshohej për një periudhë të caktuar kohore gjatë kohës së orës policore, por abuzimet filluan shumë shpejt. Me pak fjalë, kompanitë të afërta me qeverinë mund të punojnë, ndërsa disa mbetën të bllokuara. Për shembull, kishte vend ndërtime të objekteve banesore pa asnjë ndërprerje.

Një nga variantet më ekstreme ka ndodhur në fund të prillit, përpara se të hiqej gjendja e jashtëzakonshme. Në përgjigje të protestave të qytetarëve “Zhurmë kundër diktaturës”, për të cilën iniciativa “Të mos e mbytim Beogradin” dhe Fronti Qytetar, huliganëve iu dha detyra të mbanin pishtarë në çatitë e ndërtesave në mbështetje të regjimit dhe të brohorisnin kundër opozitës. Kur banorët raportuan një grup të tillë dhe policia i legjitimoi, ata i liruan anëtarët e grupit sepse të gjithë kishin leje për të lëvizur gjatë orës policore.

Kështu që mund të konkludojmë se disiplina nuk ishte me kosto efektive. Ndërsa shumica e njerëzve qëndruan në shtëpi, me lëvizje minimale në nivel lokal, aktivistët komunal, të selive të qytetit dhe punëdhënësit me qasje në leje ishin të lirë për t’i përfunduar punët e tyre. Kulmi i infeksionit ishte në mes të muajit prill, gjatë kufizimeve më të forta. A ka ndonjë lidhje?

Parandalojmë tollovitë me tollovi

Çdo shtrëngim i masave për të ndaluar lëvizjen, paralajmërime apo kërcënime për mbyllje kanë çuar në trazira ndërmjet popullatës dhe ka shkaktuar tollovi dhe migracione. Ishte e qartë se vendimet u morën me nxitim, si në rastin e mbylljes së shkollave. Ata zvogëluan transportin publik për të dekurajuar lëvizjen, por kështu tollovitë në autobusë ishin më të mëdha. Janë krijuar linja speciale, të punës dhe njerëzit tashmë janë të ekspozuar ndaj rrezikut.

Kërcënimet për të mbyllur qytete të tëra i detyruan njerëzit të shpërngulen papritmas. Në fillim, pati ndalime të papritura për lëvizje dhe disa thashetheme shkaktuan hyxhym në ushqime dhe karburant.

Pas riorganizimit të transportit të qytetit në Beograd, u vendos rregulli që hyhet vetëm përmes derës së përparme, dhe se shoferi hap të tjerat për dalje, pasi t’i ketë pranuar udhëtarët. Kështu, në praktikë, udhëtimi u ngadalësua dhe u zgjat, ndërsa u rrit numri i njerëzve brenda. Kjo do të thotë, ka më shumë kontakt fizik sesa në një sistem ku të gjitha dyert përdoren në të dy drejtimet.

KOVID 19 vo Srbija izborite povazni od javnoto zdravjeBurimi: balkaninsight.com

Jashtë është rrezik, por në bastore jo

Në fillim të muajit prill, ndërsa policia tashmë po ndëshkonte ashpër dhe shpërndante njerëzit që do të gjenin nëpër parqe, lajmet thanë se vetëm atëherë do të ndalet puna e bastoreve dhe palestrave. Teoritë për lidhjen e pronarëve me vendimmarrësit u nxitën më tej në fund të muajit, kur u njoftua hapja e këtyre objekteve. Qëndrimi në park apo vende të tjera të hapura për rekreacion ishte akoma i ndaluar! Sidoqoftë, pas reagimit në publik, pati një lëshim edhe në atë fushë.

Konviktet befasisht u shpërngulën, dhe në disa prej tyre u ngjeshën të kthyerit nga jashtë dhe u lanë të prisnin ditë me radhë për rezultatet e testimit të koronës. Duke vepruar kështu, personat që nuk kishin udhëtuar së bashku u mbajtën në të njëjtat ambiente, kështu u rrit rreziku ndaj infeksionit. Por kjo nuk është asgjë krahasuar me kampin ushtarak të ngritur në Moroviç, afër kufirit me Kroacinë, ku qytetarët serbë që vinin nga kufijtë tokësor fillimisht vendoseshin në tenda, në dimër dhe pa ujë të nxehtë.

Pse erdhët

Ndoshta dramën më të madhe në fazën e parë Vuçiq dhe autoritetet e tjera e bënë për shkak të kthimit masiv nga vendet evropiane dhe të tjera. Asnjë fjalë për kolapsin historik të ekonomisë botërore, miliona përjashtime nga puna dhe humbje e të ardhurave personale. Jo. Sipas tyre, diaspora pushtoi Serbinë sepse kujdesi shëndetësor është falas këtu.

Sistemi shëndetësor, të sëmurët nga Covid 19 gjykuar sipas të gjithave, i priti pa pajisje të mjaftueshme për një qasje drastike më të ashpër ndaj mbrojtjes dhe trajtimit. Nga informacionet e shumta që kishin rrjedhur në mediat për kushtet e papërshtatshme në spitale u dallua raporti i gazetares Ana Laliq, të cilën e arrestuan për këtë. Ajo transmetoi deklarata anonime të punonjësve shëndetësorë për kaosin në Novi Sad. Kishte shumë raste arrestimesh dhe burgosjesh për njerëz që jetonin jashtë vendit dhe që nuk ishin informuar në kufi, se duhej të vetë izoloheshin.

Këtë moment monedha kthehet në anën tjetër, pasi tashmë të gjithë kanë filluar të kthehen në mënyrën e tyre të zakonshme të jetës. Lehtësimet dhe stimujt e qeverisë për ta kapërcyer tronditjen ekonomike, përfshirë ndërprerje për pagimin e kredive të huave dhe përmbarimeve, kanë vonuar pjesërisht ballafaqimin me pasojat e papara në Eurozonë dhe gjetkë. Stimulimi në Serbi nuk mund të krahasohet me të atjeshmen, por kjo është pikërisht arsyeja pse qeveria nuk mund t’i lejonte vetes të mos mbështesë ekonominë e brendshme. Dhe zgjedhjet e ardhshme ishin po ashtu një motiv. Të gjithë qytetarëve të rritur që kanë aplikuar për ndihmë u janë paguar njëqind euro në dinarë, dhe punëdhënësit morën minimumin tre neto paga për punonjës.

Vetëpërmbajtja fillestare pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme ndodhi me kufizime për udhëtarët nga Serbia në vendet përreth, por edhe vendet e largëta. Politikanët nuk e humbën rastin t’ia atribuojnë këtë in tolerancës nacionale. Nuk do të ishte surprizë, nëse sapo kemi filluar të ndjejmë krizën shëndetësore, krizën ekonomike dhe përmasat e absurdit. Numri ditor i rasteve të reja u kthyen pas një muaji mbi kufirin psikologjik prej 100, dhe menjëherë pas kësaj mbi 200. Novi Pazari tashmë është në ngërç, dhe gjendja e jashtëzakonshme është futur në nivelin lokal në disa zona.

Maja Gojković, kryetarja aktuale e Parlamentit Kombëtare të Serbisë, përfundoi në spital me ndezje të mushkërive pas festimit të fitores së partisë në zgjedhjet. Ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin ishte gjithashtu në atë turmë me orkestrën e trombëve, dhe më vonë doli gjithashtu se ishte i infektuar, si dhe disa funksionarë të tjerë.

Serbia po përballet me një krizë të thellë ekonomike. Edhe pa dhimbje kronike, mjafton vërshimi i cunamit të frikshëm që tashmë ka goditur Eurozonën. Për shkak të infeksioneve në kolektiv, kompanitë lokale kryesisht dërgojnë turne të tëra dhe ekipe ose të gjithë punonjësit që të punojnë përsëri nga shtëpia.

Mundësia e përparimit në kontrollin e virusit korona është drejtpërdrejt proporcionale me besimin e popullatës tek ata që e udhëheqin shtetin. Pas zgjedhjeve të diskutueshme dhe jo të mbaruara plotësisht, qeveria e gjeti veten pa opozitë institucionale, ndërsa besimi te mjekët nga shtabi i krizës, po zbehet.

Iniciativa Tregime nga rajoni zbatohet nga Res Publica dhe Instituti për Studime të Komunikimit – IKS (Maqedonia), në bashkëpunim me Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim (Shqipëri), Analizo.ba (BeH), Рradio KIM (Kosovë), Sbunker (Kosovë) nisma qytetare Ne davimo Beograd“ (Serbi) dhe PCNEN (Mali i Zi).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button