fbpx

Spanjë, 740 mijë firma kundër kryeministrit

Me dhjetëra mijëra protestues u rikthyen në rrugët e Madridit dhe disa qyteteve kryesore spanjolle, për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Mariano Rajoy, i përfshirë në një skandal korrupsioni së bashku me disa anëtarë të tjerë të partisë në pushtet.

Ndërkohë, një peticion që po qarkullon në internet dhe kërkon dorëheqjen e Rajoy ka grumbulluar deri tani 740 mijë firma në pak orë.

Ditën e shtunë, Rajoy theksoi se nuk kishte pranuar kurrë para të jashtëligjshme, prandaj nuk “ka ndërmend të japë dorëheqjen”.

Pavarësisht deklaratës së tij, Prokuroria Spanjolle ka nisur një hetim në lidhje me akuzat e publikuara disa ditë rresht në të përditshmen “El Pais”.

Sipas akuzave publike, një skemë e jashtëligjshme lejoi kryeministrin dhe drejtues të tjerë të partisë së tij që të devijonin fonde publike në llogaritë e tyre.

Dyshohet se Rajoy ka përvetësuar deri në 25 200 euro, përpara se të fitonte zgjedhjet dhe të shndërrohej në Kryeministrin e Spanjës në vitin 2011, me premtimin e parealizuar ende të rikthimit të rritjes në ekonominë vendase dhe të reduktimit të borxhit të lartë publik.

Lajme të ngjashme

Back to top button