Maqedonia e Veriut shënoi rekord viktimash nga Covid-19 në 24 orët e fundit, 173 raste të reja, 150 pacientë të shëruar

Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit 173 persona janë infektuar me virusin korona, 15 pacientë kanë ndërruar jetë dhe 150 janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 321, i të infektuarve në 6625, të shëruarve 2748, ndërkaq për momentin në vend kemi  3556 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Kanë ndërruar jetë 15 persona, tetë nga Shkupi, dy pacientë nga Tetova, dy nga Struga, një pacient nga Ohri dhe dy nga Gostivari. Në klinikën për sëmundje infective kanë ndërruar jetë 3 persona të moshës 64, 73 dhe 80 vjeçare. Në Spitalin e Qytetit “8 shtatori” kanë ndërruar jetë 9 persona, dy pacientë të moshës 54 vjeçare, ndërsa të tjerët të moshës 60, 61, 75, 45, 74, 57 dhe 65 vjeçare. Dy persona nga Shkupi dhe Gostivare kanë ndërruar jetë në shtëpi në moshën 65 dhe 82 vjeçare”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Personat e infektuar në 24 orët e fundit: 

  • Shkup – 75
  • Strugë – 14
  • Ohër – 10
  • Kumanovë – 9
  • Tetovë – 9
  • Shtip – 8
  • Gostivar – 7
  • Sveti Nikollë – 6
  • Dibër – 6
  • Prilep – 6
  • Koçan – 4
  • Kërçovë – 3
  • Resnjë – 3
  • Veles – 3
  • Kavadar – 3
  • Gjevgjeli – 2
  • Strumicë – 1
  • Probishtip – 1
  • Berovë – 1

Personat e shëruar në 24 orët e fundit janë nga:

  • Shkupi – 105
  • Tetovë – 12
  • Strugë – 10
  • Shtipi – 7
  • Koçan – 5
  • Ohër – 4
  • Negotinë – 2
  • Kumanovë – 1
  • Veles – 1
  • Gostivar – 1
  • Strumicë – 1
  • Probishtip – 1

Numri i përgjithshëm i personave të infektuar:

  • Shkup – 3208, raste aktive 2010
  • Kumanovë – 769, raste aktive 219
  • Tetovë – 723, raste aktive 389
  • Shtip – 355, raste aktive 161
  • Prilep – 269, raste aktive 43
  • Strugë – 242, raste aktive 145
  • Veles – 189, raste aktive 42
  • Ohër – 180, raste aktive 151
  • Gostivar – 129, raste aktive 70
  • Resnjë – 111, raste aktive 97
  • Dibër – 102, raste aktive 50
  • Koçan – 73, raste aktive 21
  • Manastir – 54, raste aktive 20
  • Kërçovë – 38, raste aktive 32
  • Sveti Nikollë – 36, raste aktive 32
  • Negotinë – 21, raste aktive 8
  • Kavadar – 21, raste aktive 15
  • Probishtip – 20, raste aktive 11
  • Kriva Pallanka – 15, raste aktive 9
  • Strumicë – 16, raste aktive 10
  • Gjevgjeli – 12, raste aktive 5
  • Vallandovë – 7, raste aktive 3
  • Krushevë – 7, raste aktive 4
  • Pehçevë – 6, raste aktive 3
  • Kratovë – 4, raste aktive 1
  • Radovish – 4, raste aktive 0
  • Makedonski Brod – 5, raste aktive 3
  • Vinicë – 3, raste aktive 0
  • Berovë – 3, raste aktive 1
  • Demir Hisar – 2, raste aktive 1
  • Dellçevë – 1, raste aktive 0

Në 24 orët e fundit janë testuar 1653 persona, ndërkaq numri i përgjithshëm i testeve që nga fillimi i epidemisë është 63.383 teste.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button