Nuk ka asnjë konfirmim se energjia elektrike do të shtrenjtohet pas zgjedhjeve

Burimi: KriThink

Ky është një tekst me titull sugjerues dhe manipulues që pretendon se diçka do të ndodhë, por atë që e pretendon nuk ka asnjë lidhje me realitetin. Titulli është senzacionalist, i shkruar me shkronja të mëdha për të tërhequr vëmendjen dhe klikimet, ndërsa ajo që pretendohet nuk ka asnjë lidhje me tekstin e shkruar.

Foto nga lajmi që e recensojmë

Linku deri te artikulli origjinal: Pas zgjedhjeve, DO TË RRITET ÇMIMI I ENERGJISË ELEKTRIKE!

Data dhe koha e publikimit: 25.6.2020

Data e recensionit: 28.6.2020

Recenzues: Simona Atanasova

Titulli pretendon se çmimi i energjisë elektrike do të rritet pas zgjedhjeve. Pasi të keni lexuar një titull të tillë, është normale të klikoni në tekst, sepse rritja e çmimit të energjisë elektrike ndikon negativisht tek të gjithë.

Por, kur të klikoni në tekst, do të kuptoni se jeni manipuluar. Nuk ka asgjë në tekst që e konfirmon titullin, gjegjësisht asgjë që thotë se energjia elektrike do të jetë më e shtrenjtë pas zgjedhjeve.

Përkundrazi, teksti, i cili citon një deklaratë të kryetarit të Komisionit Rregullator, Marko Bislimovski, thotë se Komisioni Rregullator nuk ka marrë ende një vendim nëse do të ketë rritje të energjisë elektrike.

“Ne jemi në komunikim me kompanitë dhe kërkojmë të dhëna shtesë sepse ky është një vit shumë jokarakteristik, gjegjësisht edhe për sa i përket konsumit kemi periudha me shpenzime të larta, e gjithashtu kemi probleme me kostot e tyre dhe mënyrën e paraqitjes së tyre. Procedimet mund të vazhdojnë edhe gjatë muajit korrik.”

Kështu që, përfundimisht rritje të energjisë elektrike pas zgjedhjeve dhe mosmarrja e vendimit për shtrenjtimin e energjisë elektrike janë dy gjëra të ndryshme, apo jo?

Është manipuluese të pretendohet një gjë e tillë në një kohë kur është periudhë e fushatës zgjedhore. Fitohet përshtypja se ky tekst është publikuar në mënyrë tendencioze, pikërisht gjatë kësaj periudhe, për t’u marrë pikë partive në pushtet.

*Projekti KriThink – “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink.  Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button