Hungaria refuzoi thirrjen e BE-së për heqjen e kufizimit të udhëtimit për 14 vende

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban deklaroi se në kuadër të luftës kundër koronavirusit të ri (COVID-19) vendi i tij nuk do të zbatojë rekomandimin e Këshillit Evropian për ndryshime në kufizimet e udhëtimit për ata që vijnë në zonën Schengen nga vendet e treta, transmeton Anadolu Agency (AA).

Orban refuzoi thirrjen e BE-së e cila për shkak të pandemisë mbylli kufijtë e saj në mars dhe bëri thirrje për heqjen e kufizimeve të udhëtimeve për 14 vende duke filluar nga 1 korriku.

Në një deklaratë nga llogaria e tij në Facebook, Orban tha se “Hungaria nuk do të pranojë personat që vijnë nga vendet jashtë BE-së dhe Serbisë, sepse kjo është e nevojshme për mbrojtjen e shëndetit të hungarezëve”.

Pasi tërhoqi vëmendjen se do të vazhdojnë kontrollet e rrepta në kufi, Orban theksoi se përveç shtetasve të BE-së dhe Serbisë, në kuadër të rregullave të caktuara do të jepet vetëm leje e kalimit tranzit për personat që kalojnë përmes Hungarisë.

Deri më sot në Hungari janë shënuar 4.166 raste dhe 587 vdekje nga COVID-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button