Pagesa e tremujorit të dytë të TVSh-ja ime për vitin 2020 do të realizohet në gusht

Tremujori i dytë i vitit 2020 për kthimin e TVSH-së tek personat fizikë u rrumbullaksua më 30 qershor. Kthimi i 15 për qind të qarkullimit të shprehur në llogarinë fiskale, tek qytetarët për këtë tremujor do të fillojë të paguhet në gusht të vitit 2020.

Siç njoftoi Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP), në këtë tremujor për muajin prill, maj dhe qershor të vitit 2020, janë regjistruar 24.974 përdorues të rinj në aplikacionin TVSH-ja ime, ndërsa janë skanuar gjithsej 41.650.814 llogari fiskale, me një qarkullim prej 21.414.380.426 denarë, ndërsa kthimi i përgjithshëm është 334.556.243 denarë ose 5.440.000 euro, transmeton MIA.

“DAP u bën apel qytetarëve që t’i azhurnojnë të dhënat e përcaktuara në aplikacion, me çka do të mundësonin pagesa të rregullta të rimbursimit”, qëndron në deklaratë.

Nga atje theksojnë se qytetarët që i kishin shënuar gabimisht të dhënat dhe ndërkohë i kanë korrigjuar, përkatësisht i kanë shënuar të dhënat e sakta, do t’u paguhen paratë për të gjithë periudhën e skanimit.

Nëpërmjet aplikacionit TVSh -ja ime, qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë mundësi ta kthejnë 15 përqindëshin e tatimit të vlerës së shtuar (TVSh), duke i skanuar faturat e tyre fiskale.

TVSh-në mund ta kthejnë persona mbi moshën prej moshës 15-vjeçare të cilët janë të regjistruar në sistemin e Drejtorisë për të Ardhura Publike (DAP).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button