Zhbogar: Korniza negociuese një hap i rëndësishëm në rrugën drejt BE-së

Komisioni Evropian e dërgoi Propozim Kornizën negociuese në Këshillin e BE-së në shqyrtim nga ana e vendeve anëtare. Ky është edhe një hap i rëndësishëm në rrugën drejtë BE-së.

Këtë e shkroi në profilin e tij në Twitter euroambasadori Samuel Zhbogar, pasi Komisioni Evropian dje e dorëzoi propozim Kornizën negociuese në Këshillin e BE-së.

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, Komisioni Evropian konfirmoi dje dorëzimin pranë Këshillit të BE-së të projekt-kuadrit negociues për Shqipërinë dhe atij për Maqedoninë e Veriut, që përmbajnë parimet udhëheqëse për negociatat e anëtarësimit me dy vendet, transmeton Portalb.mk.

Tashmë i takon 27 vendeve antëtare të nisin punën për pasurimin e propozimit të Komisionit me qëndrimet e vendeve të ndryshme, para se Këshilli të miratojë kuadrin negociues dhe të vendosë për një datë për çeljen zyrtare të negociatave.

Kuadri negociues përcakton parimet dhe udhëzimet për negociatat e anëtarësimit me çdo vend kandidat. Ato përbëhen nga parimet që udhëheqin negociatat për anëtarësim, nga substanca e negociatave dhe nga procedura e tyre. Qëllimi përfundimtar i këtij procesi është që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të miratojnë dhe garantojnë zbatimin e plotë të gjithë legjislacionit të BE-së.

Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov, në deklaratën e bërë dje me këtë rast, tha se thelbi i Kornizës së propozuar negociuese, për të cilën, sipas informacioneve të fundit, do të diskutohet në Bruksel javën e ardhshme nga vendet anëtare në nivelin e ekspertëve, është që standardet evropiane t’i sjellim në vend. Mbi të gjitha, parimet dhe vlerat demokratike që lidhen me sundimin e ligjit, si dhe reformat ekonomike.

“Mendoj se ka një simbolikë të bukur që KE-ja e përfundoi detyrën e saj bazuar në vendimin e marsit, saktësisht më 1 korrik, ditën kur presidencën e Këshillit të BE-së e mori Berlini dhe unë jam i bindur se ashtu siç ishte për ne Presidenca historike kroate, kështu do të jetë edhe presidenca gjermane dhe së bashku me mbështetjen gjermane në muajt e ardhshëm do ta hapim konferencën e parë ndërqeveritare”, tha Dimitrov.

Ndërkohë, zëvendëskryeministir për Çështje Evropiane, Bujar Osmani pret që teksti përfundimtar i kornizës negociuese të pranohet deri në tetor.

LEXO: RMV, Komisioni Evropian hartoi kornizën e negociatave

LEXO: Zaev: I bëj thirrje VMRO – DPMNE-së ta përshëndesin kornizën negociuese

LEXO: Osmani pret që teksti përfundimtar i kornizës negociuese të pranohet deri në tetor

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button