ShBA shënoi rekord ditor me mbi 50 mijë raste të reja me COVID-19

SHBA-ja ka raportuar një tjetër bilanc rekord të rasteve ditore me koronavirus (COVID-19) me mbi 50.700 raste, tregojnë të dhënat Universitetit “Johns Hopkins”, transmeton Anadolu Agency (AA).

SHBA po përjeton një mori rastesh të reja, veçanërisht në jug dhe perëndim të vendit, pasi shtetet kanë rihapur ekonomitë e tyre.

Kalifornia mbylli baret, teatrot dhe restorantet përsëri në pjesën më të madhe të shtetit të mërkurën ndërsa përhapja në Arizonë shënoi rritjen më të madhe. Njoftimi për mbylljen në Kaliforni, i cili erdhi pak para fundjavës së katërt të korrikut që mund të nxisë përhapjen e virusit, vlen për rreth 30 milionë njerëz, përfshirë qarkun e Los Angeles.

Për rritjen e rasteve të reja pjesërisht fajësohen amerikanët që nuk mbajnë maska ​​ose nuk u binden rekomandimeve të distancës sociale.

Përkundër faktit se SHBA-ja ka numrin më të lartë të infeksioneve dhe vdekjeve nga COVID-19 në botë, presidenti Donald Trump nuk u shfaq tepër i shqetësuar.

Ai për Fox Business tha: “Unë mendoj se në një moment kjo do të zhduket, shpresoj”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button