PD në koalicion me LSI fitojmë 75 deputetë

Ministri i Kulturës, njëherësh edhe kryetari i PD-së së Tiranës, Aldo Bumçi beson se koalicioni ekzistues PD-LSI do të arrijë të sigurojë 75 deputetë në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.

Në këtë intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Bumçi shprehet se përveç arritjeve të qeverisë, mazhorancën e djathtë do ta votojnë prej LSI-së edhe të majtët. 

Ministri i Kulturës, njëherësh edhe kryetari i PD-së së Tiranës, Aldo Bumçi beson se koalicioni ekzistues PD-LSI do të arrijë të sigurojë 75 deputetë në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Në këtë intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Bumçi shprehet se përveç arritjeve të qeverisë, mazhorancën e djathtë do ta votojnë prej LSI-së edhe të majtët. 

Qëndrimi i PD-së është i qartë dhe i qëndrueshëm, për konsolidimin e koalicionit ekzistues dhe për zgjerimin e tij me parti të tjera. Ky qëndrim bazohet në dy arsye thelbësore. E para, për shkak të veçorisë së qendrës së djathtë në Shqipëri, e cila përmban brenda vetes një pasuri me nuanca politike dhe identitete historike; një koalicion i gjerë është e vetmja mënyrë se si kjo trashëgimi politike të vijë e plote dhe pa u zbehur në asnjë element përfaqësues. E dyta, ne jemi të vetëdijshëm dhe të bindur se vendi ka nevojë për një konsensus më të gjerë politik se vetëm ai që ofron qendra e djathtë, për të siguruar qëndrueshmërinë e reformave dhe integrimin në BE, tha Bumçi.

Lajme të ngjashme

Back to top button