Shqipëri, 3 të vdekur dhe 82 raste të reja me COVID-19

Në Shqipëri vazhdon rritja e rasteve pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), pasi janë regjistruar edhe 82 raste të reja, ndërkohë edhe 3 persona të tjerë kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, që nga fillimi i pandemisë numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Shqipëri bashkë me rastet e reja është rritur në 2.662 dhe numri i të vdekurve gjithsej në 69.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 368 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe rastet e reja pozitive janë regjistruar në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit.

Në vend janë shëruar 43 qytetarë, duke e rritur në 1.559 numrin e të shëruarve dhe aktualisht janë 1.034 persona aktivë me COVID-19.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë kryer gjithsej 27.671 testime dhe Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) vazhdon testimet për rastet e dyshuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button