Osmani pret që teksti përfundimtar i kornizës negociuese të pranohet deri në tetor

KE-ja e përfundoi tekstin e kornizës negociuese dhe ia dorëzoi Këshillit të BE-së. Ky është vetëm një projekt version dhe pritja ime është që teksti përfundimtar të pranohet deri në tetor. Është mirë që kjo po ndodh gjatë presidencës gjermane, e cila është një mbështetëse e madhe e rrugës sonë evropiane, tha zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në një konferencë për shtyp para Sekretariatit për Çështje Evropiane.

Bëhet fjalë për projekt version, theksoi Osmani, që është baza, mbi të cilën vendet anëtare do të shprehin pikëpamjet e tyre kombëtare dhe pastaj korniza do të miratohet me konsensus, transmeton MIA.

“Pastaj pritet të caktohet edhe seanca e përbashkët ndërqeveritare”, tha Osmani.

Osmani sqaroi se me mekanizmat e rinj të procesit të negociatave, shpejtësia dhe progresi do të varen nga vet ne, por edhe se KE-ja do të ketë mekanizëm për të njohur dhe zvogëluar qasjen në fondet e BE-së nëse ekziston një ngërç.

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, Komisioni Evropian konfirmoi dje dorëzimin pranë Këshillit të BE-së të projekt-kuadrit negociues për Shqipërinë dhe atij për Maqedoninë e Veriut, që përmbajnë parimet udhëheqëse për negociatat e anëtarësimit me dy vendet.

LEXO: RMV, Komisioni Evropian hartoi kornizën e negociatave

LEXO: Zaev: I bëj thirrje VMRO – DPMNE-së ta përshëndesin kornizën negociuese

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button