KShZ ka mbyllur listën zgjedhore, 1.814.263 qytetarë kanë të drejtë vote

Gjithsej 1.814.263 qytetarë kanë të drejtë vote në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara për më 15 korrik. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) dje e mbylli Listën zgjedhore.

Ndërkohë, ditë më pare, Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë e Veriut miratoi edhr protokollin që përcakton mënyrën e votimit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 15 korrik, që këtë vit për shkak të pandemisë, do të zhvillohet në kushte dhe masa të veçanta transmeton Portalb.mk. Kështu, KSHZ me protokoll obligohet që të dezinfektojë hapësirat para dhe pas votimit.

Çdo votues do të duhet të mbajë doreza, maska dhe të respektojë nga votuesit e tjerë dhe anëtarët e këshillave zgjedhor distancë fizike prej 1.5 deri në 2 metra. Distanca duhet të respektohet para dhe brenda vendvotimit.

Çdo votues para hyrjes është i obliguar të bëjë dezinfektim të duarve.

Nëse nuk mban maskë votuesi, nuk do t’i lejohet hyrja në vendvotim.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button