KS i OKB-së bën thirrje për ndalje të konflikteve dhe luftim të koronavirusit

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka miratuar në mënyrë anonime një rezolutë, që bën thirrje për ndalje të konflikteve, në mënyrë që të lehtësohet lufta kundër pandemisë me koronavirus, transmeton REL.

Kjo rezolutë, e hartuar nga Franca dhe Tunizia “u bën thirrje të gjitha palëve të konflikteve të armatosura që të jenë pjesë e një pauze të qëndrueshme humanitare, për të paktën 90 ditë, në mënyrë që të sigurohet ndihma humanitare”.

Kjo rezolutë lidhet me luftërat në Siri, Jemen, Libi dhe konflikte tjera që janë në agjendën e Këshillit të Sigurimit, dhe jo me operacionet ushtarake kundër grupeve terroriste si Shteti Islamik dhe Al-Kaida.

Ambasadori gjerman në OKB, Christoph Heusgen, ka përshëndetur këtë rezolutë, duke e konsideruar “shenjë të shpresës për të gjithë njerëzit që tani jetojnë në konflikte”.

Megjithatë, ekspertët kanë dilema nëse ky dokument do të ketë ndikim.

Kjo rezolutë mbështet thirrjet e 23 marsit të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres për arritje të armëpushimit, me qëllim të luftimit të pandemisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button