LASH: Kundër vlerësimit ekstern, me një orë nuk vlerësohet arsimtari

Lidhja e arsimtarë ve shqiptar (LASH) me në  krye Nuhi Dardhishtën, është kundër vlerësimit të arsimtarëve, pasi me mënyrën se si është e paraparë  të bëhet, nuk përfshinë të gjithë arsimtarët, dhe kjo paraqet pa drejtësi.

‘LASH përkrah vlerësimin ekstern të nxënësve, por nuk përkrahim që të bëhet vlerësimin ekstern i mësimdhënësve, se me testimin e 30 nxënësve nuk mund të vlerësohet një  arsimtar. Vlerësimi i arsimtarë ve duhet të bëhet vetëm nëpërmjet këshilltarë ve pedagogjik, e jo vetëm me një test, të vlerësohet arsimtari’ tha Dardhishta.

Dardhishta është i mendimit se duhet të ketë sa më shumë testime të nxënësve, por jo ajo notë të ndikojë në suksesin përfundimtarë, e aq më  pak të prek të ardhurat mujorë të arsimtarit.

 ‘Ne jemi kundër këtij vlerësimi me një orë mësimore, dhe nuk janë në pozitë  të barabartë  të gjithë arsimtarët, sepse nuk vlerësohen të gjithë. Pra në edukatë  fizike, muzikë  dhe art figurativ nuk ka vlerësim ekstern. Ndërsa të  gjithë marrin të  ardhura të njëjta dhe duhet të  vlerësohen të gjithë, pra më një orë nuk mund të vlerësohet arsimtari e aq më keq të  dënohet ai’ tha Dardhishta./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button