Interi fitoi Brescian, -8 pikë nga Juventus

Përballja me Brescian, tashmë e sigurt drejt Serisë B, rezultoi si shëtitje për Interin, që rikthen shumë shpejt diferencën prej tetë pikësh me Juventusin (katër me Lazion). Zikaltrit fituan lehtësisht 6-0 në “San Siro”, madje Conte, duke e ditur forcën dobët të kundërshtarit, preferoi të bënte rotacion në formacionin titullar, duke lënë në stol Lukakun, Candrevan dhe Eriksenin (u aktivizuan në fraksionin e dytë), transmeton SS.

Që në minutën e pestë Ashley Young realizoi fluturimthi brenda zonës, i asistuar nga Sanchez, ndërsa në të 20-tën i erdhi radha kilianit për ta tundur rrjetër nga pika e bardhë e penalltisë. Në fund të pjesës së parë pati kohë për një tjetër gol të vendasve, që u shënua nga D’Ambrosio.

Pas pasi nisi pjesa së dytë Interi shënoi edhe golin e katërt me Gagliardinin, pas një krosimi të saktë të Sanchezit nga goditja e lirë, ndërsa 6 minuta para fundit të kohës së rregullt Eriksen shtyu drejt rrjetës topin që mbeti në zonën e portierit pas goditjes së Lukakut. Në fund pati kohë edhe për golin e gjashtë, që u shënua nga Candreva.

Përfundoi pa fitues sfida mes Bolognas dhe Cagliarit, dy skuadra që janë në një zonë të qetë në mesin e tabelës së Serisë A. Në “Dal’Ara” u mbyll me rezultatin 1-1. Ekipi i drejtuar nga Sinisa Mihajlovic shënoi e para në fundit e pjesës së parë me Barrow, ndërsa ishullorët u kundërpërgjigjën me Simeonen, sapo nisi pjesa e dytë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button