fbpx

Pompeo paralajmëroi Turqinë kundër konvertimit të Hagia Sofia në xhami

Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo ka prekur sot në fjalën e tij debatin turk të kthimit të muzeumit historik Hagia Sofia përsëri në një xhami, transmeton TCH.

“SHBA ka vënë re se një ndryshim në statusin e Hagia Sofia do të reduktonte vlerat kësaj ndërtese të rrallë e të spikatur, që i shërben njerëzimit si një urë mes traditave e kulturave të ndryshme”, tha Pompeo.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me qeverinë e Turqisë për një seri çështjesh në interesin e përbashkët, përfshi edhe ruajtjen e vlerave kulturore e fetare”, shtoi ai.

Pompeo lavdëroi më tej administrimin “e shkëlqyer” të Hagia Sofia si një muzeum për afro gjysmë shekulli, duke e lejuar të hapur “për të gjithë”.

Paralajmërimi i Pompeos vjen pas vizitës së të dërguarit amerikan Sam Brownback në Turqi i cili kërkoi ruajtjen e Hagia Sofia si pjesë e trashëgimisë së UNESCO.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close