Personazhet më të paguar në Instagram

Prej shumë kohësh Kylie Jenner ka mbajtur fronin e njeriut më të paguar në Instagram, por duket se ka zbritur nga froni për t’ia lënë vendin një tjetër personazhi të famshëm, transmeton Class.

Po flasim për aktorin Dwayne Johnson.

Dwayne Johnson, i njohur ndryshe si “The Rock” është aktori më i paguar në Hollywood dhe me sa duket, së fundmi është edhe më i paguari në Instagram.

Në listën e publikuar së fundmi nga Hopper HQ, fronin e mbante Johnson, i cili ka 187 milionë ndjekës dhe paguhet më shumë se 1 milionë dollarë për një postim.

Kylie ka zbritur në vend të dytë me 182 milionë ndjekës dhe me një pagesë prej 986,000 dollarë për postim.

Ndërsa vendin e tretë e mban njeriu më i ndjekur në Instagram (225 milionë ndjekës), futbollisti Cristiano Ronaldo 889,000 dollarë.

Listën e top 10 më të paguarve në Instagram e gjeni më poshtë:

1.    Dwayne Johnson, $1,015,000 për 1 postim (187 milionë ndjekës)

2.    Kylie Jenner, $986,000 për 1 postim (182 milionë ndjekës)

3.    Cristiano Ronaldo, $889,000 për 1 postim (225 milionë ndjekës)

4.    Kim Kardashian, $858,000 për 1 postim (176 milionë ndjekës)

5.    Ariana Grande, $853,000 për 1 postim (191 milionë ndjekës)

6.    Selena Gomez, $848,000 për 1 postim (180 milionë ndjekës)

7.    Beyoncé Knowles, $770,000 për 1 postim (149 milionë ndjekës)

8.    Justin Bieber, $747,000 për 1 postim (139 milionë ndjekës)

9.    Taylor Swift, $722,000 për 1 postim (135 milionë ndjekës)

10.  Neymar da Silva Santos Junior, $704,000 për 1 postim (139 milionë ndjekës)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button