10 gjërat më të rëndësishme se paraja janë…

Mirëqënia rritet bashkë me të ardhurat, pavarësisht nëse je i pasur apo i varfër. Ky është konkluzioni i një sondazhi më të fundit të organizuar nga ‘Gallup’ në Shtetet e Bashkuara dhe i botuar në revistën ‘The Atlantic’.

1. Jeta  
Lehtë mund të harrohet fakti i egzistencës sonë, Por fakti që jemi gjallë është çudi dhe lumturi në vete.
2. Shëndeti 
Në vend që të mendojmë për një sëmundje si një gjë e keqe që mund të na ndodhë të gjithëve. Mendoni për shëndetin si diçka të mirë, që për momentin po zhvillohet.
3. Qëllimet 
Nuk ka asgjë më të dobishme se lumturia e cila vjen nga aktivitetet tona të cilat kontribojnë për një shoqëri më të mirë.
4. Shoqëria  
Edhe pse është natyrale të humbasësh kontaktet me shoqërinë për shkaqe të ndryshme, ata na plotësojnë lumturinë tonë në masë të madhe. Disa orë në ditë duhet ti kushtoni shoqërisë suaj.
5. Familja  
Nëse keni raporte të mira me familjen tuaj, atëher një gjë e tillë paraqet lumturinë më të madhe në botë.
6. Vetëbesimi  
Vet fakti i sigurisë se do të arrini atë që keni ëndërruar e rrit nivelin e lumturisë suaj.
7. Përkrahja 
Nëse keni përkrahje nga një numër i madh njerëzish, një gjë e tillë do tu bëj të lumtur dhe të vetëdijshëm se njerëzit mendojnë për ju.
8. Falënderohu 
Në vend që të jesh i fokusuar në at që nuk ke duhet të falenderohesh dhe të jesh i kënaqur me gjërat e bukura që i posedon.
 9. Buzëqeshja 
E pamundur është që të buzëqeshni dhe të mos jeni të lumtur në të njëjtën kohë. Doza e lartë e të qeshurit është më efektive se çdo ilaç tjetër kundër depresionit.
10. Dashuria 
Këtë nuk ka nevoj ta sqarojmë. Thjeshtë dashuria!/Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button