Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë me faqe të re online për lexuesit

Biblioteka Kombëtare ka realizuar një faqe të re online për lexuesit, në përmbajtje të se cilës gjenden mbi 265 mijë faqe librash, revistash, dorëshkrimesh, antikuarësh. Ministrja e Kulturës Elva Margarita, tha se po punohet dhe për ndërtimin e një godine të re, transmeton OraNews.

Një faqe e re online do të jetë në dispozicion të të gjithë lexuesve shqiptarë, në përmbajtje të të cilës do të mund të gjejnë mbi 265 mijë faqe librash, revistash, dorëshkrimesh, antikuarësh.

Lajmi u bë i ditur nga Ministrja e Kulturës, Elva Margariti gjatë takimit të zhvilluar në Bibliotekën Kombëtare në 100 vjetorin e saj, nga ku tha se po punohet dhe për ndërtimin e një godine të re.

”Një program që do t’i japë jetë edhe sallave të tjera dhe ku mund të kemi mundësinë e ekspozimeve të këtyre monofakteve të rrallë. Jemi vërtet të entuziazmuar dhe do donim që t’i ndanim dhe fizikisht me publikun. Ky është një vit që për ne në fakt ka filluar me dëshirën dhe me prioritetin e Bibliotekës Kombëtare’.’

Ndërkaq, drejtori i Bibliotekës Kombëtare Pirro Misha, theksoi se institucioni që drejton ka nevojë për më shumë fonde, në mënyrë që të mbrojë vlerën që mbart.

”Në kushtet e shqiptarëve ku një pjesë e madhe e shqiptarëve jetojnë jashtë botës, është një kontribut i rëndësishëm sepse kushdo kudo që është nuk ka nevojë të vijë këtu, dhe të kërkojë e të krijojë ato probleme që ne kemi për mungesë hapësirash. Mund të konsultohet.”

Krijimi i faqes online vjen në një moment kur lexuesi është i privuar nga kontakti me librin për shkak të pandemisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button