Koalicioni “Tash është koha”: Kthim i TVSH-së për veturat me rrymë dhe benzinë me kilometrazh zero për firmat

Koalicioni “Tash është koha” i përbërë nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, premtojnë se do të ketë lehtësime për qasje në mjete transportuese, transmeton Portalb.mk.

“Një paketë fiskale për ta lehtësuar qasjen në mjete transportuese: kthimi i TVSH-së për veturat me rrymë dhe me benzinë me kilometrazh zero për firmat; ulja e taksës rrugore për 50%, përcaktimi i kartonit të gjelbër me pagesë prej 1 euro dhe lirimi i homologimit për automjetet e reja”, premtojnë nga koalicioni.

Ndërkohë, të rinjtë e koalicionit sot zhvilluan ekspozitën e titulluar “Ekspozita e Turpit”

“Në këtë ekspozitë kemi paraqitur figurat më të rëndësishme të partisë shqiptare e cila ka qeverisur për 18 vite”, deklarojnë nga koalicioni.

Ziadin Sela, kandidati për deputet e vlerëson të turpshme premtimin për ujë të pijshëm.

“Shqiptarët, sot në shekullin 21, në vitin 2020 kanë mungesë të ujit të pijshëm. Kjo është e rëndë. Është e turpshme që edhe sot pas 30 vitesh pas pavarësisë së Maqedonisë dhe 18 vite nga Marrëveshja e Ohrit, pas gjithë atyre cikleve zgjedhore, ne ende të bëjmë fushata me premtime për ujë të pijshëm”, deklaroi Sela.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button