LSDM: 100% falas nafta e “gjelbër” për bujqit

Zoran Zaev, kandidati për kryeministër nga LSDM-ja në një takim me qytetarët sot premtoi se do të jetë falas derivatet e “gjelbra” të naftës, duke theksuar se investimet për bujqësi dhe zhvillim rural arrijnë në 200 milionë euro, transmeton Portalb.mk.

“Deri në vitin 2024 sigurojmë komplet falas 100% subvencionimin e naftës së “gjelbër” për gjithë bujqit dhe dyfish më shumë para për kthimin e tatimit personal”, premtoi Zaev.

Ai theksoi se angazhimi për bujqësinë vazhdon akoma më shumë, sigurojmë 200 milionë euro në vjet ndihmë financiare për bujqit dhe zhvillimin rural.

Ndërkohë, kandidati për deputet nga LSDM-ja, Oliver Spasovski përsëriti premtimin për bujqit, duke theksuar se rroga minimale do të jetë 20 mijë denarë, ndërsa rroga mesatare do të rritet prej 22,300 denarë në 34,000 denarë deri në fund të mandatit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button