fbpx

Apeli e dënoi me burgim me kusht ish-deputetin e PDK-së

Gjykata e Apelit ka vendosur në çështjen penale kundër Adem Grabovcit dhe të tjerëve. Grabovci është dënuar me dënim unik prej 1 vjet e 2 muaj burgim.

Apeli i ka dënuar lidhur me aferën e njohur “Pronto”, raporton KOHA.

Grabovcit i është hequr e drejta për t’u zgjedhur dhe i është ndaluar ushtrimi i funksioneve ne administratën publike apo shërbimin publik, në kohëzgjatje prej 2 viteve, pas kalimit te periudhës së verifikimit të dënimit me kusht.

Departamenti Special i Gjykatës së Apelit, ka marrë vendim në rastin e të akuzuarve Adem Grabovci, Arbenita Pajaziti, Xhavid Dakaj, Ihami Gashi, S.D., Besim Beqaj., Rexhë Abazi., Njazi Kryeziu, Zenun Pajaziti, Fatmir Shurdhaj dhe Ismet Neziri.

“Me aprovimin e pjesshëm të ankesës së Prokurorisë Speciale, por edhe sipas detyrës zyrtare, aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 02.03.2020, është ndryshuar vetëm për pikën II dhe III të dispozitivit”, thuhet në vendimin e Apelit.

Të akuzuarit Adem Grabovi dhe Ilhami Gashi janë gjetur fajtorë për dy vepra penale të Shkeljes së statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës nga neni 193 paragrafi 4 i lidhur me par.1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa i akuzuari S.G. për një vepër të tillë penale.

Konform dispozitave ligjore në fuqi, Gjykata e Apelit, të akuzuarit i ka gjykuar me dënim me kusht dhe dënime plotësuese si në vijim.

Adem Grabovci G. i është shqiptuar dënim unik prej 1 vjet e 2 muaj burgim, dënim i cili nuk do të ekzekutohet në rast se ai nuk kryen vepër tjetër penale, në kohëzgjatje pre 2 viteve.

Ilhami Gashi. i është shqiptuar dënim unik prej 1 viti e 4 muaj burgim, i cili dënim nuk do te ekzekutohet ne raste se i akuzuari nuk kryen vepër tjetër penale ne kohëzgjatje prej 2 viteve. Atij gjithashtu është hequr e drejta për t’u zgjedhur dhe i është ndaluar ushtrimi i funksioneve ne administratën publike apo shërbimin publik, në kohëzgjatje në kohëzgjatje prej 2 viteve, pas kalimit te periudhës se verifikimit të dënimit me kusht.

Ndërsa Sadat Gashi është dënuar, me dënim me burgim ne kohëzgjatje prej 8 muaj, i cili dënim nuk do te ekzekutohet ne raste se i akuzuari nuk kryen vepër penale ne kohëzgjatje prej 1 viti. Atij i është hequr e drejta për t’u zgjedhur dhe i është ndaluar ushtrimi i funksioneve ne administratën publike apo shërbimin publik, në kohëzgjatje në kohëzgjatje prej 2 vjetëve, pas kalimit te periudhës se verifikimit të dënimit me kusht.

Gjykata Themelore në Prishtinë më 3 janar të këtij viti kishte shpallur aktgjykim lirues ndaj 11 të akuzuarve në rastin e njohur “Pronto”. Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, ish-ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ish-deputeti i PDK-së, Zenun Pajaziti, dhe tetë të akuzuarit e tjerë janë shpallur të pafajshëm për veprën penale “shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës në bashkëkryerje”.

Rasti ka shkuar në Apel.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close