RMV, zbatimi i ligjit për përmbarim do të vazhdojë më 24 korrik

Zbatimi i tërësishëm i Ligjit për përmbarim vazhdon më 24.07.2020, 30 ditë pas ndërprerjes së gjendjes së jashtëzakonshme, informojnë nga Oda e përmbaruesve e Maqedonisë së Veriut.

“Në pajtim me Dekretin me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për përmbarim gjatë gjendjes së jashtëzakonshme (Gazeta zyrtare nr. 86 nga 01.04.2020) është paraparë se Ligji për përmbarim (Gazeta zyrtare nr. 72/16,142/16, 233/18 dhe 14/20) nuk do të zbatohet nga dita e hyrjes në fuqi deri 30 qershor i vitit 2020, e në pajtim me Dekretin me fuqi ligjore për ndryshimin dhe plotësimin e Dekretit me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për përmbarim gjatë kohës së jashtëzakonshme (Gazeta zyrtare nr. 156 prej 12.06.2020) ndryshohen fjalët nga Dekreti i parë ‘deri më 30 qershor’ me fjalët ‘deri në skadimin e 30 ditëve pas ndërprerjes së gjendjes së jashtëzakonshme”’, qëndron në kumtesën e Odës së përmbaruesve të RMV-së.

Nga Oda potencojnë se në pajtim me Dekretin me fuqi ligjore për ndryshimin dhe plotësimin e Dekretit me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për përmbarim, vlefshmëria e Dekretit është edhe 30 ditë pas ndërprerjes së gjendjes së jashtëzakonshme, e cila përfundoi më 23.06.2020, që do të thotë se nga 24.07.2020 vazhdon zbatimi i tërësishëm i Ligjit për përmbarim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button