Ziberi premtoi rritje të pagave në arsim

Sot, në oborrin e shkollës “Hasan Prishtina” në Çair, kandidati për Kryeministër, Naser Ziberi dhe bartësi i listës së zonës dy, Arbër Ademi, realizuan takim me mësuesit dhe arsimtarët, për të dëgjuar nevojat e tyre dhe për të diskutuar se si mund të përmirësohet cilësia e arsimit dhe veçanërisht barazia në arsim.

“Plani im i veprimit gjatë 100 ditëve të para si Kryeministri shqiptar përfshin zotimin që parasheh një ardhmëri më të mirë për rininë sonë. Ne do ta bëjmë arsimin parashkollor të detyrueshëm dhe do të ofrojmë kopshtet për fëmijë në çdo komunë”, theksoi Naser Ziberi, duke shtuar se edukimi i detyrueshëm parashkollor garanton arsim të barabartë për të gjithë fëmijët pavarësisht gjendjes së tyre sociale dhe gjithashtu ndihmon familjet e reja, gjë që është vërtetuar shkencërisht, se arsimi parashkollor kontribuon në karrierën arsimore të fëmijëve dhe ul hendekun shoqëror”, ka thënë Ziberi.

Njëherit ai shtoi se “investimi ynë më i rëndësishëm do të jetë rritja e pagës minimale për mësuesit dhe arsimtarët në 600 euro, me çka do të vlerësojmë punën e tyre të palodhshme dhe kontributin e mësuesve dhe arsimtarëve për të ardhmen e fëmijëve tanë, që janë e ardhmja e shoqërisë sonë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button