RMV, Anti-Korrupsioni: institucionet që duhet ta parandalojnë korrupsionin nuk kanë integritet

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), në vitin 2019, ka pranuar paraqitje si nga ana e personave fizik ashtu edhe nga ata juridik, shoqatat, institucionet, në të cilat tregohet që është shkelur e drejta ligjore, por edhe ka abuzime të funksioneve dhe qeverisjes publike në Maqedoninë e Veriut. Nga KPSHK thonë për Portalb.mk, se vetëm raporti për vitin paraprak ka treguar se institucionet tjera që duhet ta parandalojnë korrupsionin nuk kanë integritet në praktikë, ndonëse kapaciteti i resurseve ekziston, duke përfshirë edhe kornizën ligjore.

“Duke i paraqitur sipas lëndëve të formuara në bazë të aplikimeve të paraqitura, por edhe sipas vetë iniciativës të KSHPK-së, shohim se ka shumë ligje që nuk respektohen. Veçanërisht ka abuzime në vendin e punës në sektorin publik në princip të ndikimit partiak, familjar, miqësisë, ka abuzim në funksion dhe qeverisje në dhënien e lejeve të ndryshme, miratime, marrëveshje, dhënia e kushteve për favorizim të personave dhe kompanive dhe të ngjajshme.” thonë për Portalb.mk nga ky institucion.

Sipas KSHPK ndonëse gjatë vitit kanë hasur në punë të vështira dhe serioze, gjithsesi punën e ndërmarrë e kanë përfunduar me sukses.

“Prioritet i periudhës së ardhshme është fuqizimi i mëtutjeshëm i efikasitetit të punës së KSHPK me të gjithë angazhimin dhe kapacitetin, fuqzimi i bashkëpunimit me institucionet si dhe përkrahje dhe zhvillim të zgjedhjes të soutferit të nevojshëm  për qasje elektronike të të dhënave bazë që menaxhohet në organet e tjera të institucioneve”, thuhet nga kumtimi i Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

Ndryshe, Oliver Varheji, eurokomisari për zgjerim dhe politikë të fqinjësisë në Barometrin ballkanik 2020,  tha se “Korrupsioni është një nga problemet më të mëdha në rajon”.

Me 1 korrik 2020, Komisioni Evropian (KE) paraqiti në Këshillin e Bashkimit Evropian (BE) kornizën e re negociuese me Maqedoninë e Veriut në të cilin janë përcaktuar parimet e negociatave që duhet të hapen deri në fund të këtij vitit, mes tyre është edhe lufta kundër korrupsionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button