ShBA bleu të gjitha rezervat botërore të Remdesivir, ilaçi që ndihmon për shërimin e Covid – 19

SHBA ka blerë të gjithë rezervat e ilaçit Remdesivir, i cili përdoret në trajtimin e COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi, transmeton Anadolu Agency (AA).

“The Guardian” raportoi se SHBA-të kishin blerë stoqet tre mujore të Remdesivir që përdoret për trajtimin e COVID-19.

Më tej thuhet se administrata e presidentit amerikan Donald Trump bleu më shumë se 500 mijë doza të ilaçit apo tërë rezervat e kompanisë që kishte prodhuar këtë ilaç për korrik dhe 90 për qind të rezervave për muajt gusht dhe shtator.

Me këtë blerje është pamundësuar që vendet e tjera ta blejnë këtë ilaç për një periudhë tre mujore ndërsa ky veprim i SHBA-së ka shkaktuar shqetësime.

Remdesivir fillimisht u shpik për të trajtuar Ebola-n ndërsa testimi i kafshëve ka treguar se ky ilaç është efektiv edhe në luftimin e koronavirusit që shkaktojnë SARS dhe MERS. Remdesivir gjithashtu ndihmon për të shkurtuar periudhën e rikuperimit të pacientëve me COVID-19 nga 15 në 11 ditë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button