Besiana Kadare është zgjedhur zv.presidente e asamblesë së OKB-së

Besiana Kadare, vajza e Ismail Kadares, është përzgjedhur si zëvëndëspresidente e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në sesionin e 75-të të saj. 

Marrjen e këtij posti e ka konfirmuar në rrjetet sociale Besiana Kadare, përfaqësuesja e Përhershme e Republikës së Shqipërisë në OKB, e cila shkruan se “Është një nder i veçantë të shërbesh si zëvendespresidente e këtij sesioni historik”.

“Krenare të njoftoj se Shqipëria është zgjedhur si zëvendëspresidente në sesionin e 75 të Asamblesë së Përgjithshme në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Është një nder i madh për të shërbyer si zëvendëspresidente në këtë sesion historik dhe po shoh para për të punuar me ambasadorin turk Volkan Bozkir, që është edhe presidenti i Asamblesë së Përgjithshme”, ka theksuar Kadare, e cila ka marrë mesazhe urimi nga zyrtarë të lartë.

Ndërkohë, kanë reaguar edhe zyrtarë të lartë të Shqipërisë, si presidenti Ilir Meta dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi, duke përcjellë urimet e tyre për ambasadoren Besiana Kadare, raporton Anadolu Agency(AA).

“Caktimi i Shqipërisë për të mbajtur postin e Zëvendëspresidentit për Sesionin e 75-të të Asamblesë së Përgjithshme në Organizatën e Kombeve të Bashkuara është një mundësi shumë e mirë për përfaqësimin dinjitoz të vendit tonë në këtë institucion tepër të rëndësishëm botëror. Shumë suksese Ambasadores Besiana Kadare në ushtrimin e kësaj detyre dhe përgjegjësie të lartë”, ka shkruar Meta në rrjetet sociale.

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, në mesazhin e tij thekson se kjo zgjedhje “është një sukses kombëtar dhe politik”, sipas njoftimit të zyrës së shtypit të Kuvendit të Shqipërisë.

Secili grup rajonal në OKB përfaqësohet me nënkryetar në Asamblenë e Përgjithshme dhe sipas ambasadores Kadare, Shqipëria do të përfaqësojë Grupin e Evropës Lindore.

Më herët, Besiana ka shërbyer si sekretare e parë në Misionin e Përhershëm të Shqipërisë në OKB, në vitet 2002-2005.

Më pas ajo u kthye në Shqipëri për të punuar në Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillimin Ndërkombëtar (USAID). Në 2008-ën, Besiana do të shërbente në ambasadën e Shqipërisë në Francë, ndërsa nga 2011-20016, Kadare ishte Ambasadore e Shqipërisë dhe delegate e përhershme në Organizatën Arsimore, Shkencore dhe Kulturore në Kombet e Bashkuara (UNESCO), në Paris.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button