Gjermania lehtëson hyrjen për shtetasit e 11 vendeve jo anëtare të BE-së

Gjermania do të lehtësojë kufizimet për udhëtarët nga 11 vende jashtë Bashkimit Evropian, por jo listën e plotë të rekomanduar nga Unioni, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Brendshme e Gjermanisë njoftoi se që nga e enjtja, shtetasit e Australisë, Gjeorgjisë, Kanadasë, Malit të Zi, Zelandës së Re, Tajlandës, Tunizisë dhe Uruguajit do të mund të hyjnë pa kufizime. Kjo do të vlejë edhe për Japoninë, Korenë e Jugut dhe Kinën, por vetëm nëse ato vende lejojnë hyrjen e shtetasve gjermanë në vendet e tyre.

Gjermania nga lista e vendeve, të cilat sipas rekomandimeve të Këshillit Evropian mund të lejohen udhëtarët në 27 vendet anëtare të BE-së dhe katër që janë në zonën pa viza të Shengenit, hoqi Algjerinë, Marokun, Ruandën dhe Serbinë.

Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg tha se vendi i tij vazhdon të ndalojë hyrjen e qytetarëve që vijnë nga vendet jashtë BE-së deri në njoftimin e mëtejshëm. Ai tha se Austria ka vendosur paralajmërim për udhëtim në 6 vendet e Ballkanin Perëndimor: Bosnjë e Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Shqipëri, Mali i Zi dhe Serbi, për shkak të rritjes së vazhdueshme të rasteve me COVID-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button